TIRANE- Dhuna në futbollit shqiptar po përshkallëzohet nga java në javë duke lëshuar edhe kambanat e alarmit për ata që drejtojnë institucionin e futbollit. Komisioni i Disiplinës këtë javë ka dënuar Skënderbeun, Kukësin, Tiranë dhe Bylisin për shkak të incidenteve që janë regjistruar në fundjavë. Zyrtari i Besës, Shaban Myftiu për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe 50.000 leke gjobe.
Ekipi i Skënderbeut për sjellje të gabuar të spektatorëve dënohet me 50.000 lekë gjobë. Ndërsa ekipi i Tiranës për sjellje të gabuar të spektatorëve që kanë shkaktuar edhe dëmtim të ambienteve të stadiumit të Skënderbeut në fundjavë dënohet me 200.000 lekë gjobë dhe pagimin e dëmeve ndaj stadiumit. Pra ekipi i Tiranës, përveç humbjes që mori përballë ekipit kampion duhet të paguajë edhe për veprimet e tifozëve.
Nuk kishte si të mungonte edhe një dënim për ekipin e Kukësit, që është kthyer në një histori normale javët e fundit, ose më saktë këtë edicion. Kukësi për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen me ekipin e Teutës në stadiumin e Durrësit që kanë shkaktuar edhe dëmtim të ambienteve të stadiumit, dënohet me 100.000 lekë gjobë dhe pagimin e dëmeve. Dënimet për ekipet e Superligës mbyllen me ekipin e Bylisit që për dështim në përmbushjen e përgjegjësive ndaj standardeve të sigurisë dënohet me 50.000 lekë gjobë. Federata Shqiptare e Futbollit është përçarë ditët e fundit, pasi vendimit të Apelit pro ekipit të Kukësit.
Pas deklaratës së hapur të FSHF që pozicionohej kundër vendimeve të Apelit pritet që të ketë zhvillime. Sipas burimeve brenda FSHF anëtarët dhe kreu i komisionit të Apelit pritet që pas kritikave dhe presionit të FSHF të japin dorëheqjen duke u bërë ‘kokë turku’. Një precedent i tillë ka ndodhur edhe më parë, por Apeli është shkarkuar nga Komiteti Ekzekutiv. Ndërkohë që pritet edhe një reagim i fortë i tifozëve të Flamurtarit pas kthimit të pikëve për Kukësin, por nëse Apeli do shkarkohej, ose jepte dorëheqjen, FSHF do të ishte e qetë, pasi do të arkivonte cështjen.
Shkrimi u publikua sot (18.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com