Apeli për ndihmë i familjes që iu dogj banesa: Kam ngelur mes katër rrugëve, s'kam mundësi të ndërtojë shtëpi të re

BELSH- Nevruz Kasa nga fshati Seferan i Belshit apel për ndihmë: Nuk kemi mundësi të ndërtojmë shtëpi të re. Ngjarja ndodhi mbremjen e 17 majit ku shtëpia u shkrëmbua nga zjarri i rënë si pasojë e defektit elektrik Kryefamiljari Nevruz Kasa rrëfen ngjarjen mes lotësh. 

"Kur hyra brenda në një dhomë hapa derën dhe shoh një ndricim i madh. Hyra te dhoma e cunit tavani qe djegur komplet dhe  rrëzuar. Telefonin se gjeta dhe dola thirra vëllain pastaj ai njoftoi të gjithe me rradhë. Erdhi zjarrëfiksja policia. Mu më dogj i gjithe malli, shtëpia, kam ngelur mes katër rrugve", tha ai. 

Atë natë ai ishte i vetëm në shtëpi, ndërsa bashkëshortja e sëmurë ndodhej në Greqi për kurim. 

"Gruan e çova në Greqi se kam për të operuar nga kanceri  i gjoksit dhe u bllokuan andej. Po te kishte qenë nusja djali dhe mbesa në ate dhomë do ishin djegur të gjithë", tregon ai. 

Shtëpia dyshohet se u dogj nga një shkëndijë elektrike. Tashmë familja e përbërë nga pesë anëtarë ka mbetur në qiell të hapur. Në gërmadha kanë vendosur një çadër të dhuruar nga bashkia e Belshit.  "Tani kërkojm ndihme nga shteti bashkia se jam në qiell te hapur", tha Kasa. 

Kryefamiljari apelon për ndihmë pasi nuk kanë të ardhura për të ndërtuar shtëpi të re. Gjithashtu kanë hapur një numër llogarie per të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë.

Të dhënat e llogarisë për këdo që dëshiron të kontrubuojë për familje Kasa
 

r.k./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Marko: 28/05/2020 23:22

    Po kush je ti mo emigrant qe tallesh me fatkeqsin e tjetrit nxirre fityren te qifsha ropt

    Përgjigju
  • Emigrant: 28/05/2020 08:14

    Ky eshte nje dallaverexhi qe nuk ja gjen shokun.kujdes ju qe jeni prekur sepsei ka lote krokodili .e ka djegur vete shtepine sepse ishte duke u shembur .sepse ky eshte nje pijanec i qelbur

    Përgjigju
    • Marko: 28/05/2020 23:25

      O emigrant po kush je ti mo qe tallesh me fatkeqsin e tjetrit nxirre fityren po te jesh burr

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri