Apeli pezullon procesin e 21 janarit
Prokurori:Të largohet Haxhialushi

Apeli pezullon procesin e 21 janarit<br />Prokurori:Të largohet Haxhialushi
TIRANE- Seanca e procesit gjyqësor mbi ngjarjet e 21 janarit ku mbetën të vdekur 4 protestues pezullohet në Gjykatën e Apelit, ndërsa pritet që një tjetër trup gjykues të shprehet për kërkesën e bërë nga prokurori Shkëlqim Hajdari për përjashtimin e relatorit Astrit Haxhialushi.
 
Seanca e planifikuar për ditën e sotme, nisi me një trup gjykues ku 2 nga tre anëtarët ishin të ndryshuar pas dorëheqjes së Agron Papajanit dhe largimit të Fatos Qatos.
 
Këta dy gjykatës u zëvëndësuan nga Ervin Metalla dhe Evgjeni Sinoimeri, dy anëtar të rinjt të apelit të cilët pak ditë më parë u vendosen në këtë detyrë nga KLD.
 
Në seancë nuk u paraqitën të pandehurit Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa i vetmi prezent si dhe në seancën e parë ishte Margarit Kume.
 
Dy gardistët e akuzuar për vrasjen e protestuesve, u përfaqësuan në këtë senacë nga avokatët Genci Gjokutaj dhe Besnik Cerkja, ndërsa ra në sy mungesa e avokatit të familjes Veizi, Dorian Matlia i cili në seancën e kaluar kërkoi përfshirjen e padisë familjare në fashikullin gjyqësor.
 
E ndërsa pritet që muaji gusht të përkojë dhe me lejet vjetore të gjykatës, ende nuk dihet nëse procesi për dosjen “21 janari” do të vazhdojë pa ndërprerje apo do të shtyhet për në muajin shtator.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!