Gjykata Administrative e Apelit ka rikthyer në garë për Gjykatën Kushtetuese kandidaten Zhaklina Peto.

Pak ditë më parë i njëjti vendim u mor edhe për Eugen Papandile. Më datë 6 tetor, KED ka marrë vendimin të ndalojë kandidimin e 4 kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Ndër të skualifikuarit ishte dhe Zhaklina Peto. Sipas vendimit të Apelit, KED duhet të rimarrë në shqyrtim kandidaturën e saj.