Pas vendimit të gjykatës së Apelit që zhbëu vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, Sali Berisha nxitoi që të hedhë akuza kundrejt sistemit të drejtësisë dhe se vendimi është shkruar nga Edi Rama. Sot në mbledhjen e kryesisë ai akuzoi ambasadoren Yuri Kim se ka ndërhyrë në mënyrë brutale në vendimin e gjykatës bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Por Evi Kokalari, dikur mbështetëse e zjarrtë e Foltores së Berishës, thotë se atë që bëri Apeli dje me vulën, e ka bërë vetë Sali Berisha kundrejt demokratëve. Sipas Kokalarit, Berisha u hoqi të drejtën e votës demokratëve. Për Kokalarin, gjithë kjo sjellje e Berishës është hipokrizi, dhe se nuk ka më një njeri të ndershëm që t’i shkojë në mbrojtje.
‘Po ndiqja fjalimin e Berishës në mbledhjen e Kryesise, dhe kamera u fokusua për disa sekonda tek Besart Xhaferri.
E lash fjalimin…
Për çfarë padrejtësisë ankoheni ju o njerëz? Çfarë ju bë juve dje me vulën, ju ja bëtë njerëzve tuaj, dhe më keq akoma, rinisë pardje.
E njëjta gjë me primaret e Bashkisë. Ju u hoqët të drejtën e votës demokratëve. A ka më njëri të ndershëm që do gjej forcë t’ju vij në mbrojtje dhe pse ju vjen keq për këtë që ndodhi?
Hipokrizia fle brënda jush!! Ne të tjerët thjeshtë jemi të lodhur. Fundjavë të mbarë të gjithëve.’- shkruan Kokalari.
Basha trilloi historin e agjentit e ja shiti Sales e se kuptoj dot rrengun e ja ka fajin Rama tani.Keta te partis demokratike jane kush te tradhetoj me shume njeri tjetrin nuk ruajn asgje nga vlerat e demokracis.
PërgjigjuMe te padrejt sec keni qen ju kundrejt nje populli te ter,kte se keni asgje
PërgjigjuO non grada ste do me askush
PërgjigjuPo keto te rrezuar kane qene gjithmone
PërgjigjuBerisha mos te rregjistrohet kot se ska shans te fitoi ne zgjedhje
Përgjigjuky berisha sa her humb fajin rames ja ve.Deshtak
PërgjigjuPo e kane fiksim keta te pd-se per cdo gje akuzojne ramen.
Përgjigju