Deputeti i Rithemelimit Tritan Shehu e cilëson si ditë të zezë për drejtësinë shqiptare vendimin e gjykatës së Apelit, e cila zhbëu vendimin e Agron Zhukrit që i kalonte PD-në Berishës.
‘Dite e „zeze“ per drejtesine shqiptare! Nje “deja vu” e vertete e degradimit ne radhe te pare te drejtesise e me tej edhe te demokracise sone! Jo per PD, sepse ne ishim koshient qe kjo do te ndodhte, dihej prej kohesh! Nuk mund te ndodhte ndryshe ne kushtet e rregjimit, qe ka “futur duart” thelle ne sistemin e drejtesise se “rilindur”, ndersa “kembet” i ka vendosur mbi demokracine! E dinim kete, qe kur filluam ate rrugetim te ringritjes se PD, te nxjerrjes se saj nga “keneta”, qe kur e cliruam nga “kthetrat” grabitqare te rregjimit. Kjo e sotmja eshte “goditja e fundit”, qe ai rregjim i rezervon PD se ringritur, te lire tashme, te gateshme per te cliruar edhe demokracine tone. Por dhe kjo tentative regresive e Rames&Co eshte e destinuar te perfundoje ne “kosh”, te cbehet ashtu si perfundoi i gjithe skenari i turpshem kunder saj, per disa vite me radhe. Turp i vertete sot edhe per zbatuesit e ketij skenari antidemokratik. Por ne radhe te pare duhen”peshtyre ne fytyre” me perbuzje “patericat”, “eunuket” e Rames, percaresit e paguar te PD. Kushdo, qe kujton se duke i varur Rama ne qafe nje vule a simbol, mund te vjedhe PD…! Mund tja rrembeje ate demokrateve! Por dhe keta gabojne rende, shume rende, si padroni i tyre! Pa asnje dyshim nje fund i turpshem i pret. Se bashku me Ramen vete! 14 Maji, por jo vetem, do te jene requiem-et e tyre!’- u shpreh Shehu.
Lajmi kryesor: