Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Sorecam ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit për uljen e dënimit ndaj Dritan Dajtit i cili i shpëtoi dënimit me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër policëve në gusht të vitit 2009 në Durrës (Lexo këtu). Në një postim në rrjetet sociale, Soreca thotë se ky vendim ndaj të pandehurit kërkon vlerësimin urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit për zvogëlimin e dënimit të të pandehurit të dënuar për vrasjen e 4 policëve bën thirrje për vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm”, shkruan Soreca, i cili poston artikullin e Shqiptarja.com lidhur me reagimet e forta të minisrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe asaj të Drejtësisë, Etilda Gjonaj, të cilët i kërkuan KLGJ-së marrjen e masave për gjyqtarët e Apelit të Krimeve të Rënda (Lexo të plotë).  

Postimi i Sorecës në rrjetet sociale

Ambasadori Soreca thotë se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe do të mbulojë të gjitha nivelet e juridiksionit. Më herët gjatë kësaj të diele, ishte ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila hodhi akuza të ashpra në drejtim të pesë gjyqtarëve (Lexo: Kush janë gjyqtarët) duke i kërkuar KLGJ-së nisjen e procedimit disiplinor ndaj tyre. Ndërsa më pas, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj theksoi se forcat e policisë nuk do gjejnë paqe u zhbërë vendimi që rrëzoi katër dënimet e përjetshme për Dritan Dajtin.