Mbetet në fuqi dënimi me 15 vite burg për korrierin e parave që do të paguheshin në Shqipëri për 250 kg kokainë e cila u bllokua nga policia malazeze.
Cesar Augusto Triana apeloi dënimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë për Krimet e Rënda, por kërkesa e tij është rrëzuar duke lënë në fuqi vendimin e dhënë më 20 prill 2016.
Triana deklaroi para hetuesve se në Shqipëri kishte mbërritur për të marrë një pagesë prej 1 milion euro, por asnjëherë nuk tregoi se cilët ishin shqiptarët që takoi apo kolumbianët që qëndronin pas këtij trafiku droge.
Korrieri i drogës qëndroi 20 ditë në Tiranë ndërsa më 10 Prill 2015, 24 orë pasi në Mal të Zi u sekuestrua droga për të cilën ai do të merrte paratë, tentoi të arratisej nga Rinasi dhe ku u prangos.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com