Një konflikt fizik mes dy grave ka ngritur në këmbë këtë të hënë Policinë e Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, dy gratë janë përfshirë në një sherr, duke u goditur me grushte dhe shkelma në prani të qytetarëve.
Përplasja ka shkaktuar shqetësim në zonë, ndërsa kanë qenë të nevojshme ndërhyrja e forcave të policisë për të vënë situatën nën kontroll.
Dy gratë janë shoqëruar në komisariatin e Vlorës për zbardhjen e rrethanave të konfliktit.
Komento
Komente










