Apeli rrëzon padinë e Kuliçajt
Balla: I qëndroj deklaratave
Gjykata e Tiranës dënoi deputetin socialist me 700 mijë lekë të reja dëmshpërblim ndaj Kuliçajt. Rikthimi i cështjes pasi u gjetën shkelje të shumta proceduriale në gjykim. Deputeti socialist: “Apeli rrëzoi një vendim absurd."
TIRANE- Gjykata e Apelit rrëzoi sot vendimin e gjykatës së Tiranës dhe rikthen për rigjykim dosjen ku numri dy i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj paditi Taulant Balla për shpifje. Më 28 tetor 2011 gjykata e Tiranës dënoi deputetin socialist me 700 mijë lekë të reja dëmshpërblim ndaj Kuliçajt. Rikthimi i cështjes pasi u gjetën shkelje të shumta proceduriale në procesin ndaj Ballës.
“Rrëzoi një vendim absurd. I qëndroj deklaratave të mia fjalë për fjalë” – deklaroi deputeti socialist Taulant Balla menjëherë pas vendimit të gjykatës së Apelit.
DENIMI I BALLES NGA GJYKATA E TIRANESNë mars të 2011 numri dy i Policisë së Shtetit dorëzoi në gjykatë një padi civile ku kërkonte shpërblimin e dëmit jopasuror (moral) që pretendonte se i ishte shkaktuar nga thëniet e pavërteta të deputetit Balla. Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shprehej se deklaratat publike të deputetit Balla i kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm jopasuror, duke i cenuar nderin dhe personalitetin. Në konferencën për shtyp të datës 15 mars 2011 në selinë e Partisë Socialiste në Tiranë, ndër të tjera Taulant Balla Shprehej se "...në kontrabandën e naftës 'vergine', të kthyer në një krim shtetëror, rezultojnë të përfshirë shumë zyrtarë, ish-drejtues të ARMO-s shtetërore, drejtues lokalë të policisë e deri në drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, siç është rasti i ish-badigardit të Saliut, Agron Kuliçaj, si dhe punonjës të sistemit doganor, të Inspektoratit Qendror Teknik dhe të Tatim-Taksave. Dhe fajin për këtë kriminalizim të strukturave të shtetit e ka Saliu. Ky ka qenë një aktivitet kriminal shumë i madh, me 40 deri në 50 mijë ton naftë 'virgine' të kontrabanduar çdo vit...".
Zv/drejtori i Policisë së Shtetit kërkonte dëmshpërblim në shumën e 1 milion lekëve të vjetra. "Kërkimi im lidhur me vlerën e dëmit të shkaktuar do të jetë simbolik, në masën e një milion lekëve të vjetra", shkruhej në padinë e numrit dy të Policisë së Shtetit. Gjykata e Tiranës vendosi dënimin e Ballës me 700 mijë lekë gjobë.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.9%
-
I keq
21.2%
-
As i mirë as i keq
33.9%
Vota total: 1147
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar
26 Dhjetor, 17:02
-
Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë
26 Dhjetor, 16:59
-
Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur
26 Dhjetor, 16:46
-
Studim për nëntokën e Lezhës, Neritan Ceka: Së shpejti gërmime të reja arkeologjike
26 Dhjetor, 16:45
-
Hetimi pasuror, Veliaj në Këshillin Bashkiak: U denoncova nga një njeri që s'ekziston, kurth i sajuar! Këtu do jemi, në maj u mundim
26 Dhjetor, 16:32
-
Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur
26 Dhjetor, 16:28
-
Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes! Hetime dhe për zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)
26 Dhjetor, 16:23
-
Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën
26 Dhjetor, 16:15
-
Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare
26 Dhjetor, 16:10
-
Belind Këlliçi në SPAK, pyetet edhe për foton me Donald Trump
26 Dhjetor, 16:10
-
Këlliçi në hetim nga SPAK për falsifikim të diplomës së gjimnazit: S’kam ndërmend të jap sqarime
26 Dhjetor, 16:09
-
Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë
26 Dhjetor, 16:04