Apeli rrëzon prokurorin që Rama e quajti 'KÇK', rikthen në detyrë zv. drejtoreshën e Kadastrës Durrës

Apeli rrëzon prokurorin që Rama e quajti 'KÇK', rikthen në detyrë zv. drejtoreshën e Kadastrës Durrës

Prokurori Arjan Ndoja dhe Kryeministri Rama

DURRËS- Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Rrethit mbi rastin e zv. drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës Lusiena Kola, pas ankimimit të avokatit të saj mbrojtës Gramoz Lika.

Gazetari i Report Tv Artur Korriku raporton se Apeli pohon se pretendimet e prokurorit Arjan Ndoja mbi çështjen në fjalë janë të pabazuara në ligje e prova. Në seancën e ditës së sotme janë rrëzuar prentendimet e dërguara nga Prokurori i çështjes Arjan Ndoja, hetimet e të cilit çuan në burg drejtorin e AKSh Durrës Liridon Pula.

Në ngarkim të zv drejtoreshës, Lusieana Kola, Apeli ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura për 'shpërdorim detyre' dhe pajisjen më çerftifikatë për subjektin "Lura shpk".  Gjyqtari Valbon Çekrezi e rrëzoi akuzën për shpërdorim detyre dhe për pasojë edhe masën e sigurisë si dhe urdhërin për pezullim nga detyra të saj pasi provat e Arjan Ndojës ishin të pamjaftueshme. Nga ana e saj edhe prokurorja Afërfita Ndoi u tërhoq nga akuza dhe masat e marra ndaj Lusiena Kurtit, duke rikthyer këtë të fundit në detyrë.

Ndërkohë që për të njëjtën çështje vijon të jetë në burg kreu i Kadastrës Durrës Liridon Pula, ndaj të cili rëndon akuza 'Shpërdorim Detyre'.

Prokurori Arjan Ndoja ishte në seancën gjyqësore, ku Gjykata e Durrësit vendosi masë sigurie arrest me burg për Liridon Pulën. Arjan Ndoja është akuzuar nga kryeministri Edi Rama dhe zv. kryeministri Erjon Braçe se vepron në shërbim të grupeve kriminale, dhe u bën presion zyrtarëve .

Sipas Braçes është presion kriminal mbi drejtuesin e Kadastrës në Durrës, për shkak se Pula nuk ka pranuar të legalizojë pallate monstrueze, siç i quajti zv.kryeministri, pavarësisht se ka qenë nën presionin e banditëve që grabisin prona në zonën bregdetare të Durrësit dhe mbështeten nga prokurorë dhe gjyqtarë.

Rama deklaroi dje në Kuvendin e Shqipërisë se shumica socialiste po bën gati një ligj special kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, por që janë ende në sistemin e drejtësisë. Rama e cilësoi këtë kategori në sistemin e drejtësisë si 'KÇK', prokurorët dhe gjyqtarët që sipas tij e dinë se nuk dinë se nuk do ta kalojnë vettingun dhe po ecin me parimin (Kap çfarë të kapësh) deri kur të shkarkohemi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 11/10/2019 07:13

    Po sa gjyqtare e prokuror kane abuzuar ne drite te diellit dhe braçja nuk ka pipetire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive