Rama sulmon prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar: 'Kap çfarë kap' (KÇK) grupi më i madh kriminal, gati ligji special

TIRANE-Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvendin e Shqipërisë se shumica socialiste po bën gati një ligj special kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, por që janë ende në sistemin e drejtësisë. Rama e cilësoi këtë kategori në sistemin e drejtësisë si 'KÇK', prokurorët dhe gjyqtarët që sipas tij e dinë se nuk dinë se nuk do ta kalojnë vettingun dhe po ecin me parimin (Kap çfarë të kapësh) deri kur të shkarkohemi. Për kryeministrin kjo është një organizatë kriminale me imunitet kushtetues që duhet të dalë para drejtësisë sa më parë me cdo kusht, pasi po bën kërdinë me vendime absurde duke mbrojtur botën kriminale.

"Ka ardhur koha të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vettingun dhe e dinë që nuk e kalojnë dhe që kanë nxjerrë një togfjalësh 'KÇK', 'kap çfarë të kapësh', këtë grup ky parlament duhet ta shpallë në kërkim me cdo mënyrë. Shpallja në kërkim e 'KÇK'-së është objektivi që duhet të kemi ne si parlament një orë e më parë. Ti japim 'KÇK' me ligj mesazhin që është në kërkim. Kush na pengon Holanda apo Franca dhe ne do ta bëjmë këtë. Ligj special kundër o sot o kurrë. Shumë shpejt do të sjell ligjet për këtë punë. Po flas për një organizatë kriminale me imunitet kushtetues ligjor, prokurorë dhe gjykatësve të korruptuar që e dinë se nuk kalojnë vettingun.

Ti kundërvihemi me forcën me të egër KÇK-së dhe mbeturinave që janë rrugëve dhe të presim që KÇK-ja ti cojë pas hekurave. Ka ardhur koha ti japim goditjen më të ashpër atyre që nëpër rrugë duan të dallohen nga qytetarët e tjerë se kanë forcën e paligjshmërisë. Procesi i vettingut për të përfunduar dihet që do disa vite, por ne nuk mund të lejojmë prokurorë apo gjyqtarë të bëjnë kërdinë. KÇK' është grupi më i madh kriminal në Shqipëri. Këtë ndërhyje duhet ta bëjë parlamenti me cdo çmim le të thonë cfarë të duan të gjithë" deklaroi ai.

E ndërsa në javën e fundit kryeministri Rama sulmoi prokurorin Arjan Ndoja dhe gjyqtaren e Durrësit Besiana Garxenaj si pjesë e organizatave kriminale, pasi lanë në burg drejtorin e Kadastrës së Durrësit Liridon Pula pa prova, por vetëm se nuk iu përkul krimit, ndërsa sot denoncoi një tjetër rast, këtë herë në Gjirokastër, ku tha se gjykata i kishte dhënë urdhër mbrojtje një burri që kishte dhunuar gruan.

"Një grua nga Gjirokastra e dhunuar nga burri po më shkruante se gjykata ka vendosur në mbrojtje burrin, dhunuesin dhe e detyron gruan që ti hapë derën burrit, pasi në të kundër kthehet në objekt të forcave të rendit. Si mund të mjaftohen unë duke i thënë se këta janë kriminelë. Prandaj iu thash është koha të marrim një masë ekstreme, po aq sa është veprimtaria e këtyre kriminelëve në gjykata, prokurori dhe rrugë që bëjnë të njëjtën gjë.

Cfarë është një gjykatës që brenda dy ditësh në apel vendos në mbrojtje burrin, që ka dhunuar gruan dhe tani thotë gruaja nuk duhet ti afrohet. Po të ishte ajo një e njohura e njërit këtu apo motra, apo fqinja e njërit këtu, do të vinit këtu ti binit qeverisë, apo të thonit një fjalim emocional, si ky i imi që nuk vlen asgjë nëse ne nuk veprojmë. Nuk mund ta lejojmë më që Shqipëria të mos bëjë kapërcimin e fundit me këta palaço në prokuroi, gjykatë dhe në rrugë.

Për ata që janë rrugëve dhe që jo vetëm nuk u hyn gjë në këmbë por e kanë bërë prokurorinë si kafene, pasi policia i kap dhe prokuroria i nxjerr pas një kafeje të shkurtër janë edhe të përfshirë në procese grabitje, të tokave, të të tjerëve dhe për të marrë tokën e tjetrit, apo për të legalizuar pallate arrinë që të fusë prokurorin dhe gjykatësen që punojnë për ata. Ashtu sikur ai djali (drejtori i Kadastrës në Durrës) atje nuk është proces, por viktimë. Edhe ata që sot përballen me 'KÇK' janë njerë" tha Rama.

Kryeministri gjithashtu u ndal edhe te personat që u arrestuan nga aksioni anti-informalitet dhe më pas u liruan duke akuzuar sërish prokurorët dhe gjyqtarët. "Janë cuar në prokurori një masë e madhe shkelësisht, përfitues të mëdhenj dhe abuzues të mëdhenj me fakte për miliona euro të grabitura duke shmangur TVSH-në, por ku janë? Aty ku ishin para se të kontrolloheshin, pasi KÇK-ja u mori kafen dhe i lëshoi". Por si do të bëhet ligji special? Kjo mbetet për t'u parë nga drafti që do të propozojë qeveria, teksa njëra nga mundësitë është që vettingu të përshpejtohet për gjyqtarë dhe prokurorë të cilët janë të akuzuar për vendimet që kanë dhënë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:08
Ruçi i jep ultimatum: Ulu ose jashtë! Gjuzi 'i përvishet' ashpër, sulmon edhe Bashën për vrasjet në bulevard (Debati)

Seanca plenare e Kuvendit ditën e sotme u mbyll në të njëjtën mënyrë sikur u hap, me debatin Gjuzi-Ruçi. Kujtim Gjuzi kërkoi fjalën, pasi Rama me ironi tha se vetëm nga 'Naltmadhnia mund të pranojë replika'.

Por në të njëjtën kohë që Gjuzi u drejtua në foltore, fjalën e mori Murrizi dhe Ruci i kërkoi që të ulet dhe e paralajmëroi se do të përjashtohet.

Më pas në momentin që mori fjalën sulmoi kryetarin e kuvendit, kryeministrin Rama dhe kryetarin e PD-së Lulzim Bashës për vrasjet në protestën e 21 Janarit 2011, kur ishte ministër i Brendshëm në qeverinë Berisha.

Debati
Gramoz Ruçi: Ulu, ulu, ulu poshtë, zoti Gjuzi ulu poshtë, të tërheq vëmendjen për herë të tretë, mos e pengo deputetin, ulu poshtë.
Kujtim Gjuzi: Më jep fjalën që do të më japësh fjalën?
Gramoz Ruçi: Po të jap fjalën që nëse do të vijosh të qëndrosh aty do të përjashtoj
Kujtim Gjuzi: Nuk e dua postin e kryeministrit as tuajin zoti Ruçi. Rri deri në 2021 nuk më prish punë, je 10 vjet para meje, por nuk më vjen keq, pse nuk më lë të replikoj me kryeministrin.

Ai vjen këtu bën rrena, mashtrim, krim drogë dhe në fund nuk lë me bërë replikë. Nëse ka ndonjë gjë kryeministri e di vetë ai, unë ia kam bërë ftesën publike. Ai thotë fshehtas jam nip në oborrin mbretër, le të bëjë ADN-në është e thjeshtë fare. Na lër o Gramoz me fol, se më ke borxhe, partia jote më ka vrarë gjyshin 33-vjeç. Na lër se nuk të bën gjë fjala.

Rama ndërhyn në TV që partia Konservatore që partia ime dhe unë të jemi në TV, kaq frikë ka Rama nga unë? Unë nuk i përdor më shumë se 2200 fjalë në ligjiratën shqiptare, Rama 2600, Fatos Nano 3800, Sali Berishës nuk ia kalon askush se përdor  mbi 6600 fjalë.

Unë nuk të bëj ndonjë gjë të madhe, por shkoj ndonjë herë në Vjenë dhe i them ja dy fjalë edhe për ty, do të çojmë në llogari për vrasjet në Shkodër, ty një dhe Lulzim Bashës dy për vrasjet në Bulevard të Tiranës

Ora 13:23
Reforma zgjedhore/ Rama: Ta bëjmë me dy shkallë! Opozita e re: Harroje! (VIDEO)

Gjatë fjalës në Kuvend kryeministri Rama i propozoi opozitës së re qëndrimin e tij për miratimin e reformës zgjedhore sikur ka deklaruar më parë, me dy shkallë, fillimisht rekomandimet e OSBE-së pasi janë kusht për negociatat, ndërsa më pas sistemi dhe pikat e tjera, por u kundërshtua nga opozita e re.

"Të bëjmë reformën zgjedhore me dy shkallë, të kalojmë rekomandimet e OSBE-së në komision....(zhurmë nga salla nga opozita e re harroje, harroje) që kur kam ardhur këtu kam dëgjuar shumë njerëz që thonë harroje, ndërkohë që janë harruar ata. Një njeri i vetëm e ka të drejtën që të ndërhyjë sa herë të dojë, vetëm 'mbreti' atje, jo republikanë. Gjithsesi kjo është ajo që mund të bëjmë deri kur të vijë dita e shpalljes së Monarkisë me Naltmadhinë 'Gjuzi i Parë'" tha ai.

Ora 13:20
KÇK-ja/ Rama: Vrasësit të lirë në Bllok! Të dënuarit po prodhojnë treçerekun e filmave të Hollywood-it (VIDEO)

Kryeministri paralajmëroi ashpër eksponentët e krimit që ndodhen pas hekurave se do të prihen të gjitha fijet me botën jashtë. Ai tha se profile kryesore nëpër burgje prodhojnë treçerekun e filmave të Hollywood-it.

"Ligj special për ata që vrasin, lirohen dhe dalin prapë rrugëve, futen mes të Bllokut, bëjnë edhe shfaqje, nuk e bëjmë dot ne këtë? Po nëse nuk e bëjmë nuk duhet të rrimë më këtu? Ata në rrugë jo e jo, ka ardhur koha të ngremë stekën.

Ti kundërvihemi me forcën me të egër KÇK-së dhe mbeturinave që janë rrugëve dhe të presim që KÇK-ja ti cojë pas hekurave. Ka ardhur koha ti japim goditjen më të ashpër atyre që nëpër rrugë duan të dallohen nga qytetarët e tjerë se kanë forcën e paligjshmërisë. 

Sot prapa hekurave janë profile kryesore, por nuk mjafton. Do t’i ndërpresin deri në fund fijet e tyre me botën e jashtme, pasi janë si Hollywood-i. Sepse ata e prodhojnë treçerekun e filmave si të Hollywood -it" tha ai.

Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama replikoi deputeti demokrat Myslim Murrizi. "Ajo KÇK është sindikatë e madhe, që nuk ka brenda vetëm gjyqtarë e prokurorë. Ka edhe në këtë sallë anëtarë KÇK-je, ka te PPP dhe ku të mund, në administratë, qeveri e bashki. Ke vëllezër, kunetër, motra, që i ke në KPK, KPA, e që po konkurrojnë për poste në drejtësi".

Ora 12:56
Rama: KÇK-ja, palaço! Në Gjirokastër gjyqtari i dha urdhër mbrojtje burrit që dhunoi gruan (VIDEO)

E ndërsa në javën e fundit kryeministri Rama sulmoi prokurorin dhe gjyqtarin e Durrësit që lanë në burg drejtorin e Kadastrës duke i akuzuar si pjesë e organizatave kriminale, sot denoncoi një tjetër rast, këtë herë në Gjirokastër, ku tha se gjykata i kishte dhënë urdhër mbrojtje një burri që kishte dhunuar gruan.

"Unë nuk thash se nuk do të hapen negociatat. I kam lënë Presidentit dhe atyre që udhëheqin opozitën dhe të mohojnë ata që Bundestagu nuk votoi për hapjen e negociatave, për cfarë votoi për Kopshtin Botanik? Nuk thash hajde të bëjmë vetting tjetër, se po bën gjënë e duhur.

Thashë a ka ku të rrijë gjejeni vetë se cfarë...që ne mblidhemi këtu në këtë parlament përfaqësojmë popullin sovran dhe në ndërkohë pavarësisht se cfarë bëjmë ne dhe cfarë thuhet në ligj prokurorë dhe gjykatës e fillojnë duke grabitur dhe dhunuar e poshtëruar. Nëse duam ti biem shkurt, kjo. ...Ne mund të bëjmë ligje dhe reforma, por nuk fusim njerëz në burgje, pasi nuk e kemi këtë kompetencë sepse përndryshe bie sistemi.  Por mund të mjaftohemi me kaq ne me të fortët që vijnë vërdallë dhe bëjnë ligjin mbi ligjin duke thënë se presim procesin.

Unë e quajt kot që të vijoj të dal këtu dhe t'i lë në baltë ata. Prandaj iu thash është koha të marrim një masë ekstreme, po aq sa është veprimtaria e këtyre kriminelëve në gjykata, prokurori dhe rrugë që bëjnë të njëjtën gjë.  Cfarë është një gjykatës që brenda dy ditësh në apel vendos në mbrojtje burrin, që ka dhunuar gruan dhe tani thotë gruaja nuk duhet ti afrohet. Po të ishte ajo një e njohura e njërit këtu apo motra, apo fqinja e njërit këtu, do të vinit këtu ti binit qeverisë, apo të thonit një fjalim emocional, si ku i imi që nuk vlen asgjë nëse ne nuk veprojmë. Nuk mund ta lejojmë më që Shqipëria të mos bëjë kapërcimin e fundit me këta palaço në prokuroi, gjykatë dhe në rrugë.

Duhet ta bëjmë ne tani. Do ta marrim edhe mbështetjen nga populli dhe partnerët. Nuk mund të pres që ai kriminali që i jep urdhër mbrojtje burrit, pasi e ka katandisur gruan njeriu deri kur të vijë vettingu dhe atëherë të thotë kapa cfarë kapa dhe tani po dal avokat. Parlamenti gjerman shkruan; hetimi dhe dënimi i prokurorëve dhe gjykatëse që nuk e kanë kaluar vettingun. Vettingu nuk dënon, por pastron, pastaj sistemi që del nga vettingu dënon dhe ata që kanë dalë jashtë thirren dhe aty pastaj duhet të përballen jo me komisionerin që thonë nuk justifikon pasurinë, por prokurorin që thotë ku i gjete lekët. Por mund të presim ne të mbarojnë vettingu, ndërkohë që ky që i jep urdhër mbrojtje këtij burri që dhunon gruan i jep urdhër mbrojtje apo këtij të Durrësit që con në burg drejtorin në Durrës ndërkohë që nuk merr në favor atë që kërkon. Me cdo cmim" tha Rama.

Ora 12:48
Rama: 'KÇK'-ja, organizatë kriminale me imunitet kushtetues

1570617578_rama88.jpg

Për kryeministrin KÇK-ja është një organizatë kriminale me imunitet kushtetues që duhet të dalë para drejtësisë sa më parë me cdo kusht, pasi po bën kërdinë me vendime absurde duke mbrojtur botën kriminale. "Të dy jemi të revoltuar, por ti nuk ke adresë për revoltën ose e ke të gabuar. I the ministres së Financave a kemi fuqi disa që spo ti jap me emra.

Ajo i ka kontrolluar të gjithë, unë nuk merrem me emra, pasi e konsideroj turp të madh të merresh me përgojimin e emrave. Nuk bën vaki në asnjë vend, që njerëz të zgjedhur të shfrytëzojnë foltoren duke marrë nëpër gojë ata që merren me biznes. Nuk ka në këtë vend asnjë, zero që nuk kontrollohet dhe asnjë ngurrim për të marrë më të madhin nëse gjendet me shkelje dhe për ta cuar para ligjit.

Janë cuar në prokurori fakte për miliona euro të grabitura, ku janë? Aty ku ishin para se të kontrolloheshin, pasi KÇK-ja u mori kafen dhe i lëshoi. Nuk jemi të gjithë njëlloj, kjo është përpjekje e atyre që thonë unë i zi jam por do i nxij të gjithë që të mos dukemi. Por flas për një organizatë kriminale me imunitet kushtetues ligjor, prokurorë dhe gjykatësve të korruptuar që e dinë se nuk kalojnë vettingun. Ai rast që solla këtu është një ndër qindra të tjerë. Ai vërtetë ishte drejtues i hipotekës që nuk iu përkul krimit, sikur ka plotë të tillë" tha ai.

Ora 12:37
Rama sulmon prokurorët dhe gjyqtarëve e korruptuar: 'Kap çfarë kap' (KÇK) grupi më i madh kriminal në Shqipëri, gati ligji special (VIDEO)

Socialistët do të depozitojnë një ligji të ri special për prokurorët dhe gjyqtarët që janë ende në sistemin e drejtësisë, por që duke e ditur që do të shkarkohen, në pritje të ditës së gjykimit po bëjnë kërdinë me vendime absurde të diktuara nga krimi dhe korrupsioni.

Kryeministri Rama e cilësoi këtë kategori gjyqtarësh dhe prokurorësh si organizata kriminale 'KÇK' që duhet të shpallet në kërkim. "Ka vende si Italia apo të tjera që janë gati të votojnë sot integrimin tonë, por edhe të tjera që kërkojnë një tjetër qasje dhe shpejtësi, por ajo që vlen është që ne nuk humbasim. Të gjitha ato rekomandime apo kushte i quani si të doni, nuk janë detyra që ne duhet ti bëjmë për hatër të Bundestagut. Këtu te drejtësia dua të kaloj nga Holanda në Shqipëri.

Dhe i them se ka ardhur koha të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vettingun dhe e dinë që nuk e kalojnë dhe që kanë nxjerrë një togfjalësh 'KÇK', 'kap çfarë të kapësh', këtë grup ky parlament duhet ta shpallë në kërkim me cdo mënyrë. Duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu. Procesi i vettingut për të përfunduar dihet që do disa vite, por ne nuk mund të lejojmë prokurorë si ai i Durrësit apo gjyqtar të bëjnë kërdinë.

E dëgjova gojtarin e nderuar të opozitës dhe kur erdha thashë kur po zihet në sallë se dëgjohej ulërima deri jashtë, se po fliste për të mëdhenj dhe të vegjël. Shpallja në kërkim e 'KÇK'-së është objektivi që duhet të kemi ne si parlament një orë e më parë. Një grua nga Gjirokastra e dhunuar nga burri që po më shkruante se gjykata ka vendosur në mbrojtje burrin, dhunuesin dhe e detyron gruan që ti hapë derën burrit, pasi në të kundër kthehet në objekt të forcave të rendit. Si mund të mjaftohen unë duke i thënë se këta janë kriminelë. Ti japim 'KÇK' me ligj mesazhin që është në kërkim. Kush na pengon Holanda apo Franca dhe ne do ta bëjmë këtë. Si i bëhet që ky parlament ka shkuar deri në barkun e nënës që ka pjellë njerëz që merren me politikë dhe nuk shkojnë te kriminelët.

Për ata që janë rrugëve dhe që jo vetëm nuk u hyn gjë në këmbë por e kanë bërë prokurorinë si kafene, pasi policia i kap dhe prokuroria i nxjerr pas një kafeje të shkurtër janë edhe të përfshirë në procese grabitje, të tokave, të të tjerëve dhe për të marrë tokën e tjetrit, apo për të legalizuar pallate arrinë që të fusë prokurorin dhe gjykatësen që punojnë për ata. KÇK' është grupi më i madh kriminal në Shqipëri. Këtë ndërhyje duhet ta bëjë parlamenti me cdo çmim le të thonë cfarë të duan të gjithë.

E vërteta është kjo, që procesi, përfundimi dhe ecuria...por njerëzit nuk janë proces, ajo gruaja në Gjirokastër pret duke u dridhur kur i vjen azgani në derë me urdhër mbrojtje dhe i fut një dru. Ashtu sikur ai djali atje nuk është proces, por viktimë. Edhe ata që sot përballen me 'KÇK' janë njerëz. Ligj special kundër të gjithë atyre që janë me precedent kriminal që janë të përfshirë në aktivitet me krimin, bëjnë të krimin jo për t'u zgjedhur, por për të zgjedhur cfarë duan ata, duhet të jenë imperativa e këtij parlamenti o sot o kurrë. Shumë shpejt do të sjellë ligjet për këtë punë".

Ora 12:24
Rama: Kemi hyrë në lojë shumë të komplikuar, familje të madhe interesash

1570615752_rama2.jpg
"Vendimi i Këshillit nuk ka lidhje fare, po fare me cfarë kemi bërë apo jo. Nuk mendoj se Franca qënkej më lart në kënvështrimin e saj ndaj të gjitha cështjeve ndaj të cilave Gjermania është më afër për arsye të standardeve të tjera.

Thelbi qëndron në një situatë në BE që nuk ka lidhje me ne, ku ne përfshihemi si rrjedhojë, por jo si burim, si pasojë, por jo si shkak. Nuk jemi ne shkaku që BE nuk mban një qëndrim të prerë. I patë në parlamentin holandez dje ata që flisnin kundër Maqedonisë, që sipas të tjerëve dhe komenteve këtu, nuk ka asnjë problem. I patë se si u futën në debat duke e bërë copë vendin tjetër.

Po ata cfarë ishin ata? Dinë më shumë? Absolutisht jo, është vetëm cështje e qasjes ndaj BE-së në tërësi, ndaj procesit të zgjerimit dhe patjetër ndaj elektoratit të tyre. Qëndrimi i Francës nuk është qëndrim që në fund do të formësohet si funksion i ndonjë leximi më të thellë të situatës së brendshme këtu apo atje, fare! Fare!

Por në funksion të strategjisë së re që ka Franca dhe Presidenti francez në raporton me Europën. Kemi hyrë në lojë shumë më të komplikuar, kemi arritur në fazën ku po kërkojmë që të ngjitemi në një tjetër nivel të marrëdhënieve me një familje të madhe interesash. Dhe në atë familje të madhe interesash shikohemi në bazë të interesave" tha ai.

Ora 12:13
Negociatat, Rama: I minoi opozita, si e lexoj qëndrimin e Holandës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama u shpreh nga foltorja e Kuvendit se cështja e hapjes së negociatave nuk lidhet më me kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria, pasi e ka bërë një gjë të tillë, por problemet e brendshme të vendeve anëtare, konkretisht Holandës.

"Besoj se të paktën të pranishmit dhema ha mendja se ai debat ishte një mundësi për të kuptuar të gjithë natyrisht ata që duan të kuptojnë sesa e pavërtetë dhe dhe sa e padrejtë është e tërë propaganda që synon të lidhë luftën e brendshme në Shqipëri me qëndrimet e disa vendeve në të cilat edhe Holanda. Besoj se me debatin e djeshëm në parlamentin holandez e ka parë sesi e gjithë cështja e ecurisë së mëtjeshme e Shqipërisë apo Maqedoninë në procesin e integrimit u trajtua si cështje e politikës së brendshme.

Duke ndjekur debatin në parlamentin holandez kushdo që dëshiron të kuptojë se të gjitha fjalimet në parlament i janë drejtuar elektoratit të atij vendi dhe në të gjithë qasjen e parlamentit apo partive është përvijuar i gjithë debati i brendshëm me forcat pro zgjerimit dhe kundër. Nuk ka në Shqipëri një parti që të prediktojë ndonjë plan tjetër apo të orientojë mesazhin drejt ndonjë horizonti drejt përvec BE-së. Nga ana tjetër ata që janë përpjekur të thonë se ndarja në propagandë apo në qëndrime mes Maqedonisë dhe Shqipërisë do të cojë në një ndarje në gjykimin e përgjithshëm jo vetëm kanë gabuar por kanë dështuar në përgatitjen e një terreni këtu në funksion të axhendës së tyre. Ka një ndryshim të madh për dallimin në qëndrime, qasja e opozitës këtu dhe atë jashtë.

Atë që braktisi parlamentin, dogji mandatet dhe bojkoti zgjedhjet vetëm me një qëllim minimin e çeljes së negociatave. Maqedonia nuk është vend pa konflikte, por ka frymëzuar edhe qasjen destruktive të opozitës që nuk është këtu, që në mënyrë naive e ka besuar se duke kopjuar opozitën e deri djeshme të Maqedonisë do të gjunjëzonte shumicën këtu. Por opozita në Maqedoni as dje dhe as sot nuk merr rrugët e Europës për të bërë të pabërën për vendin e vet. Nuk furnizon cdo ditë kanalet e komunikimit me partitë simotra apo individë për të ushqyer cdo ditë ata të cilët kanë një qasje ndryshe për Shqipëri" tha ai.

Ora 12:00
Gjonaj paralajmëron reformë në fushën e birësimeve dhe në Kodin e Familjes

1570614435_gjonaj.jpg

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj paralajmëroi sot në Kuvend një reformë të thellë në fushën e birësimit të fëmijëve dhe ndryshime në Kodin e familjes.

"Dua t’ju bëj me dije se jemi angazhuar për të filluar një reformë të thellë në fushën e birësimit dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, duke studiuar dhe planifikuar ndryshimet e nevojshme në Kodin e Familjes lidhur me kujdestarinë, procedurat e birësimit dhe duke u bazuar në rekomandimet e organizatave vendase apo ndërkombëtare që kanë në fokus të veprimtarisë së tyre mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve si edhe në përputhje me konventat ndërkombëtare të aderuara tashmë nga vendi ynë.

Nevoja për përditësim të legjislacionit në fushën e familjes, diktohet edhe nga fakti se prej miratimit të Kodit të Familjes dhe deri më sot, Shqipëria ka ratifikuar një sërë konventash në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve dhe praktika e përditshme ka nxjerrë në pah problematika që nuk adresohen në respekt të parimit “të interesit më të lartë të fëmijës” dhe që e bëjnë të domosdoshme përmirësimet në Kodin e Familjes.

Më lejoni të ndaj me ju disa shifra të këtyre historive të suksesit ku në harkun kohor 2018-2019, janë nëntë raste birësimi ndërvendase, nga të cilat katër fëmijë kanë pasur problematika shëndëtësore. Për këta të fundit, ka nisur një trajtim mjekësor i kujdesshëm ku po monitorohet së afërmi çdo ecuri e tyre. Nga ana tjetër, janë kryer rregullisht të gjitha procedurat e birësimit vendas, duke arritur që vetëm për periudhën janar – dhjetor 2018 të kryhen në total 30 birësime, ku nga të cilat njëzet e tre janë birësime nga insitucioni dhe shtatë birësime me pëlqim nga brenda familjes", u shpreh Gjonaj.

Ora 10:54
Anti-informaliteti/ Murrizi-ministres së Financave: Oligarkët i ke kontrolluar? (VIDEO)

Për Myslim Murrizin aplikacioni dixhital për denoncimet nuk është zgjidhje, pasi është administrata që duhet të bëjë kontrollet e bizneseve.  "Unë do të ndërmarr një nismë ligjore për të larguar spiunët edhe nga Kuvendi, prandaj edhe nuk e shkarkoj aplikacionin, pasi prandaj keni punonjësit e tatimeve për këtë punë.

3.5 mln buxheti i shtetit që shqiptarët paguajnë është për të mbajtur në këmbë administratën për të bërë punën e tyre.  Mos na dil në televizor në gusht dhe pas 48 orësh dolën. Call Center nuk është kompani, ftillohuni dhe bëni një politikë të mirë që të ketë kushte lehtësuese për bizneset. Këta oligarkët që thotë Basha i ke kontrolluar? Që kanë marrë 20 mln euro tendera?". 

Ora 10:33
Anti-informaliteti/ Ministrja Denaj: Kontrolluam edhe 4 media, njëra po verifikohet ende (VIDEO)

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj tha gjatë fjalës së saj në Kuvend se janë kryer kontrolle edhe në katër media, një prej të cilave është në proces verifikimi. Ajo deklaroi se deri tani janë referuar 19 raste në prokurori për shkak të skemave të mashtrimit me TVSH.

Ministrja në një interpelancë të kërkuar nga deputeti Myslim Murrizi sqaroi para të gjitha fazat në të cilat ka kaluar zbatimi i Planit Operacional kundër informalitetit, mbështetur në sektorët e identifikuar me risk sipas modulit të riskut, ndërsa theksoi se ky nuk është një aksion, siç mund të perceptohet, pasi zbatimi i tij do të vijojë

"Kontrollet në biznese janë bazuar te analiza e riskut. Pastaj në maj kemi bërë shumë telefonata për bizneset në bregdet me risk të lartë. Pati edhe një ndërgjegjësim për biznesin dhe më pas u pasua me kontrolle. Në sektorin e Turizmit janë konstatuar mbi 2400 shkelje. Në sektorin e medias një subjekt është në proces verifikimi nga katër kontrolle që janë kryer.

Në total janë referuar 19 raste në prokurori për skemat e mashtrimit me TVSH. Për 31 punonjës të Tatimeve dhe 44 të Doganave janë marrë masa. Rezultatet nuk pritet të jenë të menjëhershme, por qarkullimi në disa sektorë të ekonomisë është rritur. Deklarimi i xhirove është rritur. Nuk është luftë anti-informalitet me aksione", u shpreh Denaj, ku mes të tjerave zbuloi se kontrolle financiare po bëhen në katër mendia në Tiranë.

( Kliko këtu ) fjala e plotë e ministres Anila Denaj

Vetëm pak ditë më parë policia ushtroi një kontroll rutinë në redaksinë e portalit Syri.net dhe televizionit Syri Tv.  Por kontrolli nuk u prit mirë nga drejtuesit të cilët e cilësuan atë si presion..

Kryeministri Edi Rama u shpreh lidhur me këtë rast se është i kënaqur që organet tatimore më në fund kanë filluar që të hetojnë origjinën e parave me të cilat janë ndërtuar mediat në Shqipëri, pa përjashtim. Ndërsa presidenti Ilir Meta u deklaroi  menjëherë pas kontrollit se po e ndjek me shqetësim kontrollin, që ai e cilëson të beftë në një media që sipas tij është e pavarur.

Syri.net u vendos nën mbrojtjen e Presidentit dhe opozitës pas lajmit të rremë për tërmetin ku Edi Rama tha se do të merren masa për pasojat që solli duke nxjerrë në rrugë të gjithë qytetarët e Tiranës. Prokuroria nisi hetimet për rastin e përhapjes së panikut duke marrë në pyetje gazetarin që bëri lajmin dhe pjesën tjetër të redaksisë.

Transparenca e financimit të mediave është edhe një nga kërkesat e OSBE-së  si dhe kushtet e BE-së për hapjen e negociatave për anëtarësim e Shipqrisë në në familjen e madhe europiane.

Numri jashtëzakonisht i lartë i mediave në Shqipëri ka hedhur përherë dyshime për financime të dyshimta si të botës së krimit, ashtu dhe të parave të korrupsionit.

Ora 10:12
Kujtim Gjuzi paralajmëron Gramoz Ruçin: Më jep fjalën ose do kemi incidente (VIDEO)

Seanca e sotme plenare ka nisur me një paralajmërim nga deputeti Kujtim Gjuzi për kryetarin e Kuvendit, pasi e akuzoi se seancën e kaluar nuk i dha fjalën që të replikonte me kryeministrin Rama.

"Në seancën e kaluar nuk më lejuat të replikoj me kryeministrin, ju lutem zbatoni rregulloren mos thoni uluni në vend, pasi do të kemi incidente si ata të opozitës në breg të Lanës. Nuk mund të na trajtosh ne sikur kemi ardhur me zor. Unë kam të drejtë të replikoj me kryeministrin sa herë që herë të më përmend mbiemrin, kërkoj falje të gjithë shqiptarëve" tha ai.

Ndërkohë që kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u përgjigj duke thënë "Nuk është shkelur rregullorja. Dua t'u kujtoj se radhën e kaluar u kam tërhequr mbi tre herë vërejtje, ju kam paralajmëruar, e vetmja iciativë është që nuk iu kam përjashtuar nga seanca për shkak të ndërhyrjeve që keni bërë. Respektoni rregulloren që të mos përsëritet" tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fukarai ne pencion: 09/10/2019 23:15

    KCK JANE DAKO TAHIRI GJIKNURI RAMA OSE GJITHE RILINDJA QE LUAJNE ME MILJONA KETA QE PERMEND RAMA SI PUNA NDOJES JANE PESHQ TE VEGJEL KJO VERTETOHET ME JETEN E SHUMICES TE SHQIPETAREVE QE JETOJNE ME 100 euro ne muaj VENDI ME I VARFER NE EUROPE KU SHKOJNE PARATE VETEM NE NJE DORE NE DOREN E TILINDJES SE RAMRS

    Përgjigju
  • Pyka: 09/10/2019 20:35

    Po shume mire!Ja qe e zbuluat kçk!por populli ka mje jete qe po e vuan ne lèkurè!Po kujt po i qahesh zoti k/minister,ju i moret votat pikerisht per kete!po tu besojme fjaleve,jeni shume shume me vonese!!!

    Përgjigju
  • tirane: 09/10/2019 17:13

    Ti kryeminister me gjithe ministrat jeni KCK ja e ketij vendi

    Përgjigju
  • shqiptarja.mashtrusja: 09/10/2019 16:16

    per ke e ke fjalen o halabak per ata qe i shpetove me vetting te tipit Bashkim Dedja(shyqyr Amerikes qe e qeroi), per Donika prelen, Artur Malaj apo Karstriot Seliten qe te beri prokuror burrin e ermonela felait, qe dhunon familjaret me padi penale ne prokurori nga gruaja dhe kpk-ja e zhulit me ison tende e shpeton ?! Apo per keta qe si kap sistemi se je tu e zgjat procesin pa fund ... 500 000 euro shk1, 1 000 0000 euro apeli !!! turp e faqja e zeze, ke goje e llomotit!!!

    Përgjigju
  • Familjari: 09/10/2019 16:08

    E ke kuptu meselene or qafir........jane njerez te pafajshem neper burgje,nga keta (kck),prandaj beni amnisti!

    Përgjigju
  • Agjenti: 09/10/2019 13:48

    Ne i kapim ju i lironi ktu bertisni jane te lire dhe rrine te blloku. Ne shkojme ju ja ktheni mbrapsh. Ndaje mendjen o na le ti kapim o ti leme rehat.

    Përgjigju
  • Loni: 09/10/2019 13:27

    Do mbahet mend Parlamenti yne si "Parlamenti i Gjuzave", me "Kryegjuzin" qe sle gje pa thene per Belulin...

    Përgjigju
  • Ballaboksi: 09/10/2019 12:08

    Kujtim Gjuzi esht i madh. Ma mban celularin ke dora si ato qe shesin me copa ke piazza Loreto.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shpërthejnë protestat në Gjermani pas sulmit terrorist, qytetarët kërkojnë dëbimin e refugjatëve: Emigracioni vret

Shpërthejnë protestat në Gjermani pas sulmit terrorist, qytetarët kërkojnë dëbimin e refugjatëve: Emigracioni vret