TIRANE - Biznesi ka kërkuar dje shkrirjen e Drejtorisë së Apelimit tek Tatimet, pasi gjykon se kjo strukturë nuk zgjidh çështjet e adresuara nga tatimpaguesit. Por, ka qenë edhe vetë Avokati i Tatimpaguesve, Artur Papajani, i cili ka pranuar se në vetëm 5% të rasteve vendimet e apelimit të gjobave që tatimorët u vendosin bizneseve kanë qenë në favor të tyre.
"Është një hallkë e tepërt që ka kosto për biznesin, është kosto administrative, sepse duhet të ngurtësosh para për të bërë apelim dhe përgjigjja dihet: Vetëm 5 për qind që ka qenë pro biznesit, kjo është e papranueshme. Prandaj, kudo ku kam përfaqësuar biznesin, edhe me drejtuesit, kam kërkuar të shkrihet Drejtoria e Apelimit Administrativ dhe biznesi të shkojë në gjykatë",tha Papajani.
Këto deklarata janë bërë gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit, anëtarë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës.
I pranishëm në këtë takim, drejtori i Apelimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Flamur Lala, duke premtuar ndryshim të mentalitetit dhe komunikimit me sipërmarrësit, u shpreh se biznesi duhet të respektojë afatet ligjore për këtë proces, si dhe t’i formulojë të sakta praktikat.
Shkrimi u publikua sot 24 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com