TIRANE - Që prej datës 15 shkurt ka nisur shpërndarja online e Kartës së Shëndetit. Qytetarët tashmë nuk duhet të presin në radhë, por vetëm me një kartë identiteti mund të aplikojnë për të marrë kartën e shëndetit. Kryeministri Edi Rama ishte në qendrën shëndetësore numër 9 në Tiranë ku pa nga afër procesin e aplikimit.
Sipas Ramës nuk do të ketë më radhë nëpër sportele duke theksuar se po kalohet tek shërbimi shëndetësor elektronik.
“Për të çmontuar të gjithë atë barrë të tmerrshme që kishin dhe vazhdojnë të kenë në zona të ndryshme njerëzit dhe mjekët, duhet paralelisht me ndryshimet strukturore, edhe një reformim rrënjësor i formës së shërbimit dhe kalimin në shërbimin shëndetësor elektronik. Receta elektronike, nga njëra anë, Karta e Shëndetit e marrë elektronikisht, nga ana tjetër janë dy hapa, jo të gjitha, që sjellin një lehtësi shumë të madhe. Përfundimisht, të gjithë ato radhë të tmerrshme, që i përjetuam edhe nëpërmjet televizionit në zona të ndryshme, evitohen plotësisht dhe e gjitha funksionon shpejt, por më e rëndësishme, në mënyrë transparente dhe në mënyrë të tillë që çdo gjë e shkruar mbetet aty,” – u shpreh Kryeministri Edi Rama.
Pas kryerjes së aplikimit, çdo qytetar hyn në portalin E-Albania dhe printon vetë Kartën e Shëndetit, pa qenë nevoja të paraqitet në sportelet e Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor.
“Me përfundimin e recetës elektronike në gjithë Shqipërinë, pas realizimit me sukses në qytetin e Durrësit, bëhet e mundur që ne të kemi nën kontroll të gjithë sistemin, duke filluar që nga vizita tek mjeku i familjes, pajisja me recetën elektronike, marrja e ilaçeve në farmaci,” – u shpreh Vjollca Braho, drejtore e FDKSH-së.
Karta e Shëndetit është një ndër hapat për modernizimin e shërbimit shëndetësor, pjesë e reformës së gjithanshme në shëndetësi. Shpërndarja e saj ka nisur në dhjetor të vitit 2014 dhe gjatë vitit të shkuar u shpërndanë rreth 692 500 karta. Nga janari i këtij viti deri më tani janë shpërndarë mbi 320 mijë Karta Shëndeti. Përdorimi i kësaj karte përbën një lehtësi edhe për mjekun e familjes.
“Mjeku i familjes ka më shumë kohë të merret me qytetarin, sepse më parë ka pasur një librezë shëndeti dhe duhet të plotësonte edhe recetën, edhe librezën e shëndetit, pra, të njëjtën gjë e hidhte dy herë,” – tha Zëvendësministri Klodian Rjepaj.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO