Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku përmes një deklarate ka reaguar lidhur me aplikimet të cilat u hapën për tu bërë pjesë e Policisë në Akademinë e Sigurisë.
Rrumbullaku thotë se mes aplikantëve 100 më të mirët, do të nisin studimet në vitin akademik 2024-2025.
Deklarata e plotë:
Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit,
Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku mbi aplikimet në Akademinë e Sigurisë
Mbyllja e fazës së parë të aplikimeve për ndjekjen e studimeve të larta dëshmoi një interes të madh të të rinjve dhe të rejave për të ndjekur Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit të Akademisë së Sigurisë. I organizuar për herë të parë në portalin “UAlbania”, procesi i pranimit në Akademinë e Sigurisë, si starti i një rruge të rëndësishme për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit, dëshmoi shkallën e lartë të besimit të publikut në punën tonë të përditshme.
Në emër të Policisë së Shtetit, dua të garantoj vajzat dhe djemtë që zgjodhën të aplikojnë për t’u bashkuar me uniformën e shenjtë të Policisë së Shtetit se, do t’i nënshtrohen një procesi seleksionimi ligjor e transparent, bazuar në shanset e barabarta dhe mosdiskriminimin, për të zgjedhur mes jush 100 më të mirët, të cilët do të nisin studimet në vitin akademik 2024-2025.
Në këtë kuadër, Akademia e Sigurisë, e akredituar si institucion i arsimit të lartë, me dy njësitë kryesore të saj Fakultetin e Sigurisë e Hetimit dhe Kolegjin Profesional të Formimit Policor, ofron programe cilësore dhe staf të kualifikuar mësimdhënës.
Kam qenë i bindur dhe sot kjo bindje më forcohet, kur konstatoj interesin e shtuar të brezit të ri për të qenë pjesë e policisë, se rritja profesionale dhe integriteti i trupës së Policisë së Shtetit janë premisa të rëndësishme për shëndoshjen e organizatës, në përmbushje të misionit për sigurimin e rendit dhe luftën ndaj krimit e të gjitha paligjshmërive.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2110
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Proda takim në Akademinë e Sigurisë, marrin pjesë Prokuroria e BKH: Lufta ndaj të keqes nuk mund të bëhet vetëm. Bashkëpunim për të goditur krimin
12 Janar, 15:17
-
Operacioni për kapjen e grupit ‘Çopja’ u dekonspirua? Policia në ‘sitën’ e SPAK, në pyetje u morën Rrumbullaku, Nallbati dhe drejtori i Operacionales
18 Shtator 2024, 12:05
-
Rrumbullaku largohet nga Policia e Shtetit: Momenti i mbylljes së një cikli me uniformën e shenjtë
10 Shtator 2024, 16:57
-
Hapet gara për Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, kandidatët kanë 7 ditë kohë për të aplikuar
10 Shtator 2024, 16:20
-
Largimi i Rrumbullakut/ Opozita: E shkarkuan me ceremoni se s’mbuloi skandalin e TIMS! PL: Janë kthyer në polici privatë të Ramës
6 Shtator 2024, 16:45
-
Dorëheqja e Rrumbullakut/ Gazetari Dervishi: Ishte i besuari i SPAK dhe Altin Dumanit! Ana negative, që i ka shërbyer politikës
6 Shtator 2024, 15:35
-
SKEDA/ Kush është Sokol Bizhga, drejtori i Komanduar i Policisë së Shtetit dhe pse është kandidati më i favorizuar! Nga rrezikimi i jetës më 1997, te Lazarati dhe postet e larta
6 Shtator 2024, 09:48
-
‘Furtunë’ në Policinë e Shtetit, ikën Rrumbullaku dhe drejtuesit e 12 qarqeve! Ministri: Garë me meritokraci! Komandohet në krye të bluve Bizhga
6 Shtator 2024, 07:41
-
SKEDA/ Jep dorëheqjen Rrumbullaku, ja udhëzimi për zgjedhjen e Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit! Kandidatët nën lupën e SHISH e Prokurorisë! Gara vëzhgohet nga SHBA e BE (DOKUMENTI)
5 Shtator 2024, 22:05
-
Pas dy vitesh në detyrë, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku! Burime për Report Tv: Në vend të tij Sokol Bizhga
5 Shtator 2024, 20:50
-
Ilir Yzeiri: Vdekja e Eglit dhe dy fëmijët jetimë vlejnë më shumë se sedra juaj e prekur, z. Rrumbullaku
14 Gusht 2024, 16:58
-
Dhunuan Klea Prengën, Rrumbullaku paralajmëron arrestimin shumë shpejt të ish konkurentes së Big Brother, Antonela Berishaj dhe të motrës
14 Gusht 2024, 13:22