Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje të gjithë juristëve me integritet, pjesë e sistemit të drejtësisë ose jo, që plotësojnë kushtet e kandidimit që të mos hezitojnë për të aplikuar për pozicionin në Gjykatën Kushtetuese që i përket për plotësim Presidentit të Republikës.
Është e treta herë që Presidenti i Republikës shpall thirrjen për plotësimin këtij vendi vakant, pasi në të dy procedurat e mëparshme të datës 7 shkurt 2018 dhe të datës 27 shtator 2019, kandidatët që shprehën interesin ose janë tërhequr gjatë garës, ose nuk janë kualifikuar nga KED gjatë procesit të verifikimit të tyre, duke pamundësuar kështu sigurimin e një numri të mjaftueshëm kandidatësh për ushtrimin e të drejtës së emërimit të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese për këtë vend vakant.
Afati i paraqitjes së kërkesës për shprehjen e interesit, për këtë vend vakant është nesër data 14 tetor 2020, pra ditën e nesërme.
Pas përfundimit të procedurës së aplikimit, lista e kandidatëve aplikues dhe dokumentacioni shoqërues i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësim sipas ligjit.
Thirrja është e hapur deri në datën 14 tetor, ndaj Presidenti i Republikës sot i fton të aplikojnë dhe të mos ndihen të frikësuar nga procesi i verifikimit që do të pasojë në KED.
Presidenti ben thirje per aplikime e te mos kihet frike nga verifikimet e KED. Perse luftoi presidenti Dvoranin dhe e zevendesoi me Vitore Tushen? Eshte shume e qarte Tusha nuk verifikon kandidatet e Metes por i jep drite jeshile atyre sipas porosive te Metes. I duhen kthyer qokat Metes. Kjo eshte drejtesia jone e shumepritur.
Përgjigju