Ambasada amerikanë në Tiranë ka shpërndarë ditën e sotme një njoftim të rëndësishëm për qytetarët të cilët kanë aplikuar një herë për vizë dhe u është refuzuar. Në momentin e refuzimit janë të shumtë ata që mendojnë të aplikojnë sërish menjëherë pas marrjes së përgjigjes negative.

Ndërkohë ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka këshilluar të gjithë qytetarët që të mos harrojnë se shpesh është e vështirë për aplikantët që të diskutojnë informacione të reja në një kohë të shkurtër pas refuzimit të mëparshëm.

 “A duhet të aplikoni përsëri menjëherë pas refuzimit të vizës? Mos harroni, shpesh është e vështirë për aplikantët të diskutojnë informacione të reja në një kohë të shkurtër pas refuzimit të mëparshëm”.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com