Aplikimi për mjetet e identifikimit/ Voda: 140 zyra moderne në të gjithë vendin, s'ka më radhë

Aplikimi për mjetet e identifikimit/ Voda: 140 zyra moderne në të gjithë vendin, s'ka më radhë

140 zyra të reja aplikimi për kartat e identitetit apo pasaportat biometrike janë hapur në të gjithë vendin, nga të cilat 12 në Bashkinë e Tiranës, duke reduktuar ndjeshëm pritjet në radhë të qytetarëve dhe për të përballuar flukset e aplikantëve. Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda, u ndal në një zyrë të re pranë njësisë 5 në Tiranë, ku gjatë një interviste për ERTV, foli mbi procedurat dhe afatet e aplikimit. Sipas saj, hapja e zyrave moderne dhe shtimi i numrit të operatorëve që presin qytetarët, ka mundësuar një shërbim më të shpejtë por edhe më cilësor për qytetarët shqiptarë që duan të rinovojnë mjetet e tyre të identifikimit.

“Pasi blihet kuponi, vini në këtë zyrë ku punonjësi i gjendjes civile bën verifikimin e shtetasve që aplikojnë, duke verifikuar të dhënat e qytetarëve në regjistrin e gjendjes civile. Në rast të aplikimit për pasaporta biometrike fillimisht plotësohet një formular në komisariatin e zonës ku qytetari është banor. Punonjësi i policisë së zonës verifikon nëse ti je banori i asaj zone në atë pallat apo lagjie dhe ky proces është shumë i shkurtër, brenda 24 orësh. Brenda 24 orësh vjen formulari nga policia e shtetit në këtë zyrë”, tha Voda.

“Më pas, qytetarët gjenden para makinerisë së posaçme, bëjnë foton dhe lënë shenjat e gishtave. Kjo është një procedurë që nuk zgjat më shumë se tre, katër minuta, më pas lajmëroheni nga punonjësi kur dokumenti i identifikimit është gati”, sqaroi zëvendësministrja mbi procedurën.

Lidhur me afatet kohore të aplikimeve, Voda sqaroi tre fashat kohore që janë vënë në dispozicion për qytetarët shqiptarë.

“Fundi i vitit po vjen dhe në 31 Dhjetor 2019 përfundon afati i vlefshmërisë së mjeteve dhe do të kemi një boom aplikimesh. Kemi edhe një fluks të madh të pasaportave të skaduara në vitet 2009-2010 dhe ndaj për të normalizuar këto flukse, për t’i orientuar njerëzit, e kemi ndarë shërbimin në tre fasha kohore. Për karta identiteti që kanë skaduar nga janari në prill, do të aplikojnë në muajin tetor. Kujt i skadon nga maji deri në gusht, aplikon në nëntor. Ndërsa, kujt i ka skaduar në muajt shtator- dhjetor, aplikon në dhjetor, e më pas do duhet të presin janarin 2020”, tha Voda.

Përveç zyrave të reja në të gjithë vendin, aplikimin për karta identiteti dhe pasaporta biometrike e ofrojnë edhe zyrat e shërbimeve të integruara, ADISA.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë