Aplikimi për pasaportë, radhë tek zyrat e ALEAT në Lezhë! Qytetarët: Situata jo normale, punon vetëm një sportel, kemi gjithë ditën që presim

Aplikimi për karta identiteti apo pasaporta biometrike është kthyer në sfidë për qytetaret në Lezhë. Radhë të gjata janë krijuar në zyrat e ALEAT në ditët e para të Vitit të Ri.

Puna me një sportel ka sjellë këtë problematike e cila është e vazhdueshme kur ka fluks aplikimesh.

“Po presim letrat që kemi nevojë. Kam ndjenjur nja 4 orë paradite dhe 4 orë po rri pasdite dhe pastaj po iki në shtëpi. Kjo nuk është normale”, shprehet një qytetar.

“Po pres të bëj pasaportën. Kam që në 08.00 të mëngjesit dhe deri tani”, thotë një qytetar tjetër.

“Për kartën e identitetit po rri këtu. Nuk kam kryer punë se është një sportel, kush të kryejë punë më përpara. Kjo nuk është normale, është bërë rrumpallë krejt”, thotë një tjetër.

Në Bashkinë e Lezhës janë vetem dy qendra aplikimi për pasaporta biometrike dhe karta identiteti, ndaj dhe kjo situatë kaosi përsëritet sidomos kur kthehen emigrantët.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledar: 07/01/2022 19:52

    Normal qe do kete radhe, sa më larguan mua nga gjendja civile keto probleme do hasni. Se drejtorin e Aleat e kam vetem une ne kontroll...!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen