Aplikohet krioprezervimin e oociteve
Spitali Amerikan:Ruajtja e vezëve risi

Aplikohet krioprezervimin e oociteve<br />Spitali Amerikan:Ruajtja e vezëve risi
TIRANË - Gratë tashmë mund ta vendosin vetë se kur ato duan që të bëhen nëna. Kjo falë Spitalit Amerikan i cili ka aplikuar me sukses procesin e ruajtjes e të ngrirjes së vezëve në laborator. Po ashtu është bërë e mundur që po në spitalin amerikan të maturohen vezët e pamaturuara

Të gjitha gratë kanë mundësi që tashmë të vendosin vetë se kur ato duan që të bëhen nëna. Spitali Amerikan ka nisur të aplikojë një metodë të re për ruajtjen e vezëve përmes ngrirjes. Procesi i njohur ndryshe si Krioprezervim i oociteve konsiston në marrjen, ngrirjen dhe ruajtjen e vezëve të një gruaje. Mjeku gjinekolog Hakan Satiroglu sqaron se ky proces është një mundësi e shkëlqyer për riprodhimin.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i këtij procesi është edhe maturimi i vezëve të cilat merren në kohën kur nuk janë maturuar ende dhe procesi i maturimit bëhet në laborator.
 "Të gjitha gratë që duan të ruajnë vezët e tyre për të bërë fëmijë më vonë, për shkak se nuk kanë ende një partner apo për arsye të tjera personale ose mjekësore tashmë e kanë këtë mundësi përmes procesit të krioprezervimit të oociteve, pras ruajtjes së vezëve. Ocitet e ngrira japin norma të sigurta të shtatzënisë dhe mundësia e mbetjes shtatzënë është mbi 70%. Me anë të kësaj metode të gjitha femrat mund të vendosin vetë se kur ato duan të bëhen nëna pra kur ato e ndjejnë veten gati."-  tha Satiroglu.

Sipas doktor Satiroglu për gratë të cilat kanë një historik familjar të kancerit të gjirit apo të vezoreve, ato mund t’i ruajnë vezët që në moshën 20 vjeçare duke evituar rrezikun që vezët të dëmtohen. Spitali Amerikan është i pari që aplikon këtë metodologji në vendin tonë dhe si gjithmonë garanton shëndet dhe cilësi në shërbim për çdo pacient.
 
"Po ashtu në gjinekologji kemi future edhe maturimin in vitro të vezëve. Kjo do të thotë se ne i marrim vezët nga gratë kur ato ende nuk janë maturuar dhe i maturojmë ato në laborator. Kjo metodë përdoret për herë të parë në Shqipëri dhe lejomëni t’iu sqaroj se edhe ime motër ka mbetur shtatzënë përmes kësaj metode në Spitalin Amerikan."- shtoi  Satiroglu.

Redaksia Online
(a.h/shqiptrja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane