Sipas drejtorit të qytetit antik të Apollonisë, Marin Haxhimihali aty është bërë një studim nga shërbimi gjeologjik shqiptar, ku kjo ekspeditë nuk duhet të kryente punime në këtë zonë.
“Dëmi është relativ, se nuk kemi të bëjmë me dëmin e strukturave pasi ato janë ende në këmbë. Ishte parashikuar që kjo ekspeditë të kthente teatrin në një sektor të vizitueshëm. Gjë që për fat të keq pas këtyre reshjeve nuk është më e mundur. Ka një shkarje masive të dheut. E thënë ndryshe kemi të bëjmë me një burim nëntokësor ujërash, i cili nuk është marrë aq sa duhet në konsideratë dhe reshjet e 48 orëve të fundit kanë bërë të mundur që ky burim të riaktivizohet dhe të sjellë këtë anomali, një shkarje masive të strukturave qoftë nga ana e sipërme apo e poshtme e teatrit”, u shpreh Marin Haxhimihali drejtor muzeut arkeologjik të Apolonisë.
(Në foto Parku i Apolonisë)
Ndërkohë që përveç shembjes së dheut ka përmbytje edhe të arenës që është mbushur me ujë.
(eç/shqiptarja.com)