Apolonia mbetet në Superligë,
fitoi 3-0 me Lushnjen në Play off

Apolonia mbetet në Superligë,<br />fitoi 3-0 me Lushnjen në Play off
Apolonia ka fituar 3-0 ndeshjen shtesë me Lushnjen dhe me këtë fitore bindëse fierakët edhe në sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e kategorisë superiore. Ndërsa Lushnja është e destinuar që të vijojë në kategorinë e parë, ndonëse bëri një sezon të mirë.

Në dy ndeshjet ku duhej treguar Lushnja e vërtetë, të besuarit e trajnerit Malko kanë dështuar, pasi barazuan 0-0 në javën e fundit të kampionatit me Kukësin dhe sot u shkatërruan në “play off” nga Apolonia. Fierakët u treguan racional dhe me qetësi treguan se janë ata që duhet të mbeten në elitë.

Në minutën e 27-të Ribaj shënon golin e parë për Apoloninë, por 7 minuta më vonë lushnjarët kanë mundësi që ta kthejnë lojën, por nuk dinë të shënojnë nga pika e bardhë e penalltisë. Është kapiteni Gentian Çela që merr përsipër të gjuaj penalltinë, por topi stampohet në traversa. Edhe në pjesën e dytë janë fierakët që me qetësi administrojnë lojën, ndërsa lushnjarët janë apatikë dhe të pa sigurt në finalizimin e aksioneve.

Në minutën e 70-të Ribaj përfiton nga një gabim i portierit Bejte dhe shënon golin e dytë. Në minutën e 85-të është kapiteni Gërxho që shënon dhe vulos mbijetesën e Apolonisë në kategorinë superiore. Pas këtij goli tifozeria lushnjare u largua para kohe nga stadium ii Durrësit.

Himara ka fituar 3-0 ndaj Sukthit dhe me këtë fitore himariotët kanë fituar të drejtën, që edhe në sezonin 2012-2013 të jenë pjesë e kategorisë së parë, ndërsa ëndrra e Sukthit mbetet e pa realizuar.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

114 mijë dosje në pritje të gjykimit, KLGJ me strategji për uljen e ‘backlog’: Ndryshime ligjorë, më shumë ndihmës ligjore! Qeveria: Gati të japim paratë

114 mijë dosje në pritje të gjykimit, KLGJ me strategji për uljen e ‘backlog’: Ndryshime ligjorë, më shumë ndihmës ligjore! Qeveria: Gati të japim paratë