FIER - Greva e urisë e nisur pardje nga trainer i çiklizmit të ekipit të Apolonisë, Kiço Kalemi është ndërprerë dje, pas pezullimit të vendimit të djeshëm për shkarkimin e tij nga puna. Ka qenë shefi i klubit “Apolonia” ai që i ka komunikuar vendimin “shpëtimtar” Kalemit.

Traineri kishte në këtë post rreth 35 vjet, duke fituar 16 herë titullin kampion, prej të cilave dhjetë herë janë fituar njëra pas tjetrës. Ka qenë kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqo, ai që ka firmosur urdhrin e shkarkimit nga detyra të trainerit.

Pas përpjekjeve të dështuara të këtij të fundit për të komunikuar me kreun e bashkisë, ai ka marrë vendimin ekstrem për të hyrë në grevë urie në një nga sallat e palestrës, duke kundërshtuar me forcë arsyet e shkarkimit të tij. Sot ai është rikthyer në detyrë, në krye të çiklistëve fierakë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)