Kompania amerikane, Apple, ka bërë të ditura detajet e një sistemi për të gjetur material të abuzimit seksual të fëmijëve në pajisjet e konsumatorëve në Shtetet e Bashkuara.
Para se një fotografi të ruhet në galeri të telefonit, teknologjia do të kërkojë nëse ka material të abuzimit.
Apple ka thënë se nëse identifikohet diçka e tillë, atëherë përdoruesi i telefonit do të raportohet te ndonjë zyrtar për zbatim të ligjit.
Megjithatë, ekzistojnë shqetësime për privatësi dhe nëse kjo teknologji mund të zgjerohet për kërkime në telefon për përmbajtje të ndaluar.
Ekspertët shqetësohen se teknologjia mund të përdoret nga qeveritë autoritare për të spiunuar qytetarët.
Apple ka thënë se versionet e reja të iOS dhe iPadOS – që do të publikohen këtë vit – do të kenë aplikacione të reja të kriptografisë, për të ndihmuar që të mos përhapen materialet abuzuese online.
Sistemi funksionon duke krahasuar fotografitë me një databazë të njohur për imazhe të abuzimit seksual, të përpiluar nga Qendra Kombëtare për Fëmijë të Zhdukur dhe të Shfrytëzuar si dhe organizata tjera të fëmijëve.
Apple ka thënë se kjo teknologji do të mund të identifikojë edhe versione të modifikuara të imazheve origjinale../ REL
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?
-
Pozitivisht
63.8%
-
Negativisht
28%
-
Nuk kam mendim
8.2%
Vota total: 1448
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykata Evropiane e Drejtësisë: Apple do i paguajë BE 13 mld € taksa të prapambetura, lihet në fuqi gjoba 2.4 mld € për Google
10 Shtator, 16:49
-
HULUMTIM I REPORT TV/ U shpenzuan 180 milionë lekë nga Bashkia Pogradec, por 6 mijë banorë s’kanë ende ujë të pijshëm!
13 Korrik, 11:06
-
Francë/ Shqiptari dënohet me 20 vite burg, abuzoi me vajzën e mitur
6 Korrik, 18:25
-
Japonia miraton ligjin kundër monopolit nga Apple dhe Google
13 Qershor, 12:04
-
Magjistari David Copperfield akuzohet nga 16 gra për ngacmim seksual
16 Maj, 16:06
-
Kritika ndaj drejtuesit të kompanisë Apple për komentet e tij pozitive për Kinën
27 Mars, 07:32
-
Departamenti i Drejtësisë ngre padi për monopol ndaj kompanisë Apple
21 Mars, 22:01
-
Apple gjobitet me 1.8 miliardë euro nga BE, shkeli konkurencën me aplikacionet muzikore
4 Mars, 16:46
-
E rëndë në Tiranë/ Arrestohet kardiokirurgu i Sanatoriumit, akuzohet se abuzoi seksualisht dhe shfrytëzoi 16 vjeçaren për 2 vite! E prezantonte si gruan e katërt (EMRI)
18 Janar, 14:32
-
Apple bie dakord për një marrëveshje prej 25 milionë dollarësh me SHBA për punësimin e emigrantëve
10 Nëntor 2023, 09:13
-
Shtrohet në spital bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak
9 Nëntor 2023, 22:18
-
Aksionet e Apple bien pas raportimeve se qeveria kineze u ndaloi punonjësve përdorimin e iPhone
8 Shtator 2023, 08:41