NJU JORK- Apple fiton betejën mes dy gjigandëve të teknologjisë. Samsung- i cili do të apelojë vendimin- ka kopjuar me vetëdije të paktën 3 elementë të risisë teknologjike dhe desing që i përkasin IPhone dhe Ipad.

Kompania koreanojugore duhet të paguajë 1. 5 miliardë dollarë. Ky është vendimi i jurisë, së përbërë nga dy gra dhe 7 burra, të cilët për 3 ditë rresht u mblodhën në dhomën e këshill në San Jose të Kalifornisë.

Hapi i mëtejshëm që pritet të ndërmerret nga gjykata është të ndalojë Samsung të shesë produktet e veta në SHBA, ku është konstatuar dhe plagjiatura teknologjike.

Ky vendim do të forcojë pozicionin e Apple në fushën e teknologjisë. Dy kolosët e teknologjisë kontrollojnë më shumë se gjysmën e tregut të smartphonë.
Nga ana e tij Samsung ka deklaruar se do të apelojë vendimin.

“Do të veprojmë menjëherë për të përmbysur këtë vendim”. Vendimi ka ndikuar menjëherë në bursë, dhe titujt e Apple kanë pësuar rritje.
(sg/shqiptarja.com)