Kompania “Apple” pritet ta prezantojë në muajin tetor “iPad mini” dhe jo në të njëjtën kohë me iPhone 5. Ndonëse ende informacionet nuk janë të pakonfirmuara zyrtarisht prej gjigandit të teknologjisë, pajisja e re pritet të prezantohet në një ceremoni të veçantë për të arritur efektin e dëshirueshëm.

Përmes paraqitjes së iPhone 5 që siç raportohet ka gjasa të ndodhë më 12 shtator, Apple shfrytëzon tetorin për të prezantuar produktin e ri duke sfiduar bindshëm rivalët në treg. Ekspertët thonë se strategjia është e mirë menduar dhe se synon të mos çorientojë publikun duke e fokusuar posaçërisht tek iPhone 5 si produkti me pritshmërinë më të lartë. iPad mini është një version me ekran më të vogël krahasuar me iPad-in normal të prodhuar deri më tani nga Apple dhe pritet që të kushtojë më lirë

(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)