Aqif Numeriku: Si u ndërtua
monumenti i dy gishtave në Kavajë

Aqif Numeriku: Si u ndërtua<br />monumenti i dy gishtave në Kavajë
TIRANE - Biznesmeni që ka fituar tenderin për monumentin e Kavajës, Aqif Numeriku, rrëfen procedurat sesi është realizuar monumenti i demokracisë në Kavajë. Duke treguar sesi ai bëri detyrën e tij si ndërtues dhe fituesi i tenderit, me shpenzimet për materialet që i janë nevojitur, zbardh nga ana tjetër edhe mënyrën sesi është trajtuar vepra gjatë kalimit të proceduarve nga skica deri tek vepra.

Ndërsa biznesmeni Aqif Numeriku rrëfen sesi e ka fituar dhe realizuar monumentin e dy Gishtave në Kavajë, i cili u ngrit në sheshin demokracia në vitin 1996, sqaron edhe autorësinë e veprës. Personi që e ka skicuar idenë është piktori grafist Musa Qarri. Në ndihmë të tij i vjen vëllai i tij i ndjerë me profesion ixhinier që është larguar tashmë nga jeta.

Nga kjo intervistë zbulohet qartë se gjatë procedurave nuk ka pasur një interes të madh për vlerat artistike, sepse më shumë i është mëshuar idesë së dy gishtave sesa ndonjë simbolike artistike që duhet të shpreh mesazhin e demokracisë.

Ndërtuesi na lë të kuptojmë se këtë vepër e ka trajtuar si një proceduë të zakonshme të një objekti ndërtimi, që u bë në bazë të skicës së grafitit Musa Qarri. Ja si e rrëfen ai momentin e ngritjes së dy gishtave në Sheshin “Demokracia” të Kavajës.

Zoti Aqif, ju kujtohet si e bëtë monumentin e dy gishtave në Kavajë?
-Kemi fituar tenderin në fillim dhe pastaj e morëm përsipër ta bënim ne.

Kush është autori?
-Skicën e ka bërë piktori Musa Qarri
 
Po ai është piktor apo skulptor?
-Piktor, sepse skulpturën e kemi prodhuar ne si firmë. Ai ka bërë skicën dhe ka bashkëpunuar edhe më të vëllain e tij të ndjerin Mehmet Qarri që ishte inxhinier. Ne si firmë kemi bashkëpunuar pastaj me skulptorin Taqo Miho që ka ndihmuar për derdhjen e formave të tij, të cilat i derdhëm në hekur dhe beton.

Kur u ngrit monumenti në Kavajë?
-Dale të kujtoj mirë....po, po, në ‘96-ën.
 
Si e kujtoni ju procesin e ngritjes së tij. Sa ka kushtuar?
-Epo, tani... sa ka kushtuar, nuk e mbaj mend. Po ne e kemi derdhur me beton dhe hekur. Ne si firmë kemi bërë derdhjen dhe ndërtimin e tij në shesh. Kjo ka qenë puna jonë derisa e mbaruam, se ne jemi firmë ndërtimi.
 
Desha të di se sa jeni ju i lidhur emocionalisht me monumentin, sepse siç kemi dëgjuar pritet që të hiqet?
-Gabim i madh të hiqet, nëse do mendimin tim, sidomos në prag të zgjedhjeve ëhstë gabim, sepse lëndohen ndjenjat e popullit në këtë rast.
 
Dakord, se ju nuk keni përgjegjësi për vlerat artistike, se profili juaj është ai i ndërtuesit, por një pjesë e artistëve mendojnë se nuk ka vlera artistike, si e komentoni këtë?
-More, po nga ‘95-a e deri më sot kur u ndërtua ky monument, ku ka qenë mendimi i këtyre artistëve.
 
Pse nuk ma thatë sa kushtoi vepra, apo nuk bëhet fjalë për ndonjë shumë të madhe, meqë siç thatë ju është me hekur e beton?
-Monumenti vërtetë është derdhur me hekur e beton, por ambienti rrotull tij ka kushtuar, sepse janë vendosur disa lloje mermerësh. 5 lloje, me sa më kujtohet. Janë bërë harxhime aty. Ne fituam tenderin, kemi marrë paratë dhe bëmë monumentin, rregulluam edhe sheshin rrotull tij.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm