ARABI SAUDITE - Një njeri në kryeqytetin Riad të Arabisë mesa duket kishte vendosur të ofronte përqafime falas për kalimtarë që kalonin në rrugë dhe për këtë fakt është arrestuar nga policia fetare e shtetit.
Abdulrahman Al - Khayyal doli në rrugët e Riadit me një shok të tij, ku ky i fundit mbante një pankartë ku shkruhej përqafime falas. 21-vjeçari ishte frymëzuar nga një video e një fushate që ishte publikuar në youtube.
Al-Khayyal njoftoi në Twitter se ishte duke shkuar në një nga rrugët kryesore të qytetit për të përqafuar njerëzit falas. Pavarësisht gjestit të tij miqësor dhe të parrezikshëm, ai dhe shoku i tij u arrestuan nga policia dhe parrullat "Përqafime falas" u sekustruan nga policia.

(Foto: 21-vjeçari duke përqafuar njerëzit në rrugë)
Dy të rinjtë u arrestuan për shkelje të ligjeve vendore dhe më pas u liruan duke nënshkruar një zotim se nuk do të dalin përsëri në rrugë dhe të ofrojnë përqafime falas.
Përpos kësaj, 21-vjeçari deklaroi se do të vazhdonte të jepte përqafime falas dhe ishte krenar për veprimin e tij. Ai tha se e konsideron atë si një akt bamirësie.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com