ARABI SAUDITE – Një familje në Arabinë Saudite, fëmija 2-vjeçar i së cilës ishte mbipeshë, kërkoi publikisht ndihmë kur pa se pasha e foshnjes arriti në 32 kilogramë dhe ai kishte probleme me gjumin.
Mjekët që e morën përsipër operacionin thanë se dy dietat që u dhanë për ta dobësuar vogëlushin, kishin dështuar.
Fëmija ishte në një peshë normale gjatë 6 muajve të parë të jetës, por, duke u rritur, ai u u diagnostikua me obezitet patologjik, sëmundje të cilën asnjë në historinë e familjes së tij nuk e kishte vuajtur.
Kirurgët vendosën të kryenin operacionin për heqje dhjami, e cila përfshinte heqjen e shtresës së jashtme të stomakut për ta bërë atë sa çereku i masës së mëparshme.
Ata gjithashtu shkruan në “International Journal of Surgery Case Reports”:
“Me sa dimë, operacioni për heqje dhjami nuk është provuar asnjëherë në fëmijë me moshë shumë të re. Ne përfaqësojmë ndoshta rastin e parë të operacionit të dalë me sukses tek një fëmijë 2-vjeçar me obezitet patologjik”.
Operacioni për heqje dhjami te fëmijët merret në konsideratë vetëm në raste ekstreme, pasi dietat dhe ushtrimet fizike nuk japin efekt. Megjithatë, mundet që 2-vjeçari të ketë serish nevojë për operacion në të ardhmen, ndaj ai do të duhet të vendoset nën kujdesin e specialistëve për një kohë të gjatë.

(Dyvjeçari para operacionit)

(Dyvjeçari pas operacionit të dobësimit)
Redaksia online
(e.d/ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com