JEDDAH (Arabi Saudite), 11 dhjetor /ATSH-AFP/ - Mbreti Adbullah i Arabisë Saudite dhuroi sot 35 milionë dollarë (28 milionë euro) për luftën kundër Ebolas, njoftoi sot Banka Islamike për Zhvillim (BID).
"Kjo bamirësi do të mundësojë furnizimin me pajisje mjekësore që ndihmojnë në parandalimin e virusit, që ka bërë rreth 6 400 të vdekur", theksoi Ahmed Mohamed Ali, president i BID-s, në një komunikatë.
Pajisje të tilla do të jepen gjithashtu edhe për aeroportet, sipas bankës me qendër në Jeddah, që do të merret me aplikimin e këtij projekti.
Këto fonde do të mundësojnë edhe ngritjen e qendrave të trajtimeve speciale në Sierra Leone, Guine dhe Liberia, vendet më të prekura nga Ebola, si dhe në Mali, vendi i fundit i prekur nga kjo epidemi.
Sipas bilancit të fundit të Organizatosë Botërore të Shëndetësis, të publikuar dje, numri i të vdekurve për shkak të epidemisë Ebola në Afrikën Perëndimore arrin në 6 388, në 17 942 raste, dhe kjo sëmundje vazhdon të përparojë në Sierra Leone./
/G.S/