Presidenti sirian, Bachar al Assad, duhet të largohet nga pushteti ose do të rrëzohet me forcë ushtarake, paralajmëroi dje në Nju Jork shefi saudit i diplomacisë, Adel al Jubeir.
 
“Nuk ka të ardhme për Assadin në Siri”, theksoi ministri saudit i Punëve të Jashtme, vendi i të cilit është armik me Damaskun dhe bën pjesë në koalicionin e drejtuar nga SHBA-ja.
 
“Ka dy mundësi për një normalizim në Siri. Njëri ka të bëjë me një proces politik gjatë të cilit do të ketë një këshill të tranzicionit të pushtetit. Tjetri është një alternativë ushtarake që përfundon me rrëzimin e Bachar al Assad”, Vazhdoi ministri saudit.
 
Jubeir u shpreh gjithashtu para medias se nuk e mbështet iniciativën diplomatike të Rusisë, aleate e Sirisë, për një koalicion ndërkombëtar për të luftuar kundër grupit Shteti Islamik.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)