Arabia Saudite ekzekuton 6 iranianë për trafik droge dhe thyen rekordin, ‘tërbohet’ Teherani!

Arabia Saudite ekzekuton 6 iranianë për trafik droge dhe thyen rekordin, ‘tërbohet’ Teherani!

Foto ilustruese

Arabia Saudite ka njoftuar ekzekutimin e gjashtë iranianëve të dënuar me vdekje për trafik droge, duke shkaktuar një reagim nga Teherani, që thirri ambasadorin saudit në kryeqytetin iranian.

Numri i ekzekutimeve në këtë vend arriti një rekord të lartë në vitin 2024, me 330 ekzekutime, sipas një raporti të AFP-së bazuar në shifrat zyrtare.

Gjashtë iranianët u ekzekutuan në Dammam, në pjesën lindore të Arabisë Saudite, pasi u shpallën fajtorë për "kontrabandë hashashi" në mbretëri, tha ministria e brendshme saudite, pa specifikuar datën e ekzekutimit të gjashtë iranianëve.

Ministria e Jashtme e Iranit njoftoi se kishte thirrur ambasadorin saudit në Teheran për të dorëzuar një notë proteste për ekzekutimet, të cilat Teherani i përshkroi si "të papranueshme" dhe "shkelje të rregullave të së drejtës ndërkombëtare".

Kujtohet se me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Kina në vitin 2023, Teherani dhe Riadi rivendosën marrëdhëniet e tyre diplomatike dypalëshe pas vitesh armiqësie. Në vitin 2024, 117 persona u ekzekutuan për trafik droge në Arabinë Saudite, duke përfshirë 85 të huaj, sipas një raporti të AFP.

Autoritetet saudite kanë nisur një fushatë për të luftuar trafikun e drogës në vitin 2023, me një seri bastisjesh dhe arrestimesh.

Sipas OKB-së, monarkia e Gjirit është një treg i madh për kaptagonin, një drogë sintetike e ngjashme me amfetaminën, e prodhuar në Siri dhe Liban.

Në vitin 2024, Arabia Saudite ekzekutoi gjithsej 338 persona, sipas numërimit të AFP-së, krahasuar me 170 në 2023.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Austria hyn në kolaps politik pas dështimit të bisedimeve të koalicionit, kancelari Nehammer njofton dorëheqjen!

Austria hyn në kolaps politik pas dështimit të bisedimeve të koalicionit, kancelari Nehammer njofton dorëheqjen!