Arabia Saudite hap kinematë pas 40 vjetëve

Arabia Saudite hap kinematë pas 40 vjetëve

Hapja e kinemave në Arabinë Saudite

Arabia Saudite ka hapur kinemanë e parë komerciale pas 40 vjetësh duke shfaqur privatisht filmin e Hollywoodit, Black Panther. Ceremonia e shfaqjes së filmit më 18 prill në kombin konservativ të Gjirit Arab ka ardhur para prezantimit zyrtar edhe për publikun më 20 prill.

Kjo ngjarje në kryeqytetin Riad, ka theksuar ndryshimet drastike që po ndodhin nën udhëheqjen e trashëgimtarit të fronit, Princit Muhammad bin Salman, i cili ka premtuar se do të hapë shtetin në aspektin kulturor dhe do të reformojë ekonominë. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë burra dhe gra, duke i dhënë fund ndalimit 40 vjeçar të kinemave publike në shtetin saudit.

Qeveria ka parashikuar se hapja e kinemave do t’i kontribuojë shtetit me më shumë se 24 miliardë dollarë në ekonomi dhe do të krijojë më shumë se 30,000 vende të punës deri më 2030.
Zyrtarët kanë thënë se rreth 300 kinema do të ndërtohen në 12 vitet e ardhshme

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja