Arabia Saudite, Mohamed bin Salman arreston xhaxhai dhe kushërinjtë: Kishin planifikuar grusht shteti

Arabia Saudite, Mohamed bin Salman arreston xhaxhai dhe kushërinjtë: Kishin planifikuar grusht shteti

Ka një intrigë të re në oborrin e pallatit mbretëror në Arabinë Saudite që ka për protagonisë njeriun që prej 5 vitesh ka mbizotëruar jetën vendit, edhe pse nuk është mbret, Mohamed Bin Salman.

Princi 33 vjeçar i Kurorës dyshohet se ka arrestuar tre anëtarë të familjes mbretërore dhe i ka akuzuar se janë përpjektur të bëjnë grusht shteti për të hapur rrugën drejt fronit të mbretit të sëmurë, 88 vjeçarit Mbretit Salman.

Të arrestuarit janë Princi Ahmed, i vetmi që ka mbetur në mesin e vëllezërve të mbretit, pasardhës i drejtpërdrejtë i themeluesit të mbretërisë Abdulaziz al Saud dhe që nuk ndan të njëjtin vizion autoritar por edhe moderues të princit Mohamed Bin Salman.

Ahmedi, i vet-internuar për një kohë të gjatë në Londër, dy vjet më parë, kishte shprehur mendime kritike për princin-mbret, por më pas ai ishte kthyer në shtëpi dhe dukej se kishte zbutur mosmarrëveshjet me Salman.

Në burg ka përfunduar edhe ish-udhëheqësi i vendit, Mohamed bin Nayef, 60 vjeç, ish Ministër i Brendshëm, ish Princi i Kurorës, njeriu i zgjedhur nga Shtetet e Bashkuara në luftë kundër Al Qaedas pas 11 shtatorit, si dhe vëllai i tij i vogël.

Grushti i shtetit dhe arrestimet nuk janë konfirmuar nga Riad por janë raportuar nga shtypi amerikan. Të tre të burgosurit, sipas mediave amerikane, mund të akuzohen për tradhti, akuzë që parasheh dënimin me vdekje.

Arrestimi i tyre sinjalizon dy gjëra të rëndësishme. Fakti që skandali pas vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi në konsullatën në Stamboll tani është i mbyllur dhe Mohamed Bin Salman ndihet i lirë të veprojë sipas vullnetit dhe i pashqetësuar si dhe tani rruga duket e hapur dhe pa pengesa për tu ngitur në fronin e mbretit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen