Arabia Saudite, pesë dënime me vdekje për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Pesë persona u dënuan me vdekje në Arabinë Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën Saudite në Stamboll në vitin 2018.

Gazetari saudit i Washington Post u pa për herë të fundit në publik kur ai hyri në konsullatën saudite në Stamboll në Turqi më 2 tetor.

Khashoggi, i cili u arratis një vit më parë nga Shtetet e Bashkuara për shkak të frikës së arrestimit të tij pas komenteve kritike të tij mbi princin Mohammed bin Salman, kishte hyrë në konsullatë të martën për të kërkuar dokumentet e nevojshme për divorcin.

E dashura e tij e priti atë për dhjetë orë përpara ndërtesës, pastaj thirri policinë. Agjentët menjëherë rrethuan ndërtesën dhe kontrolluan çdo dalje.

Mediat turke ishin të parat që hodhën dritë mbi vrasjen e tij dhe këmbëngulën që ai ishte vrarë brenda ambienteve të konsullatës.

Historia rriti tensionet midis Turqisë dhe Arabisë Saudite.

Presidenti amerikan, Donald Trump, atë kohë në një intervistë televizive tha se besonte që homologu i tij rus, Vladimir Putin, “ndoshta” ishte i përfshirë në vrasje.

Për zhdukjen e Khashoggi reagoi edhe Parlamenti Europian i cili kërkoi hetim ndërkombëtar ndërsa Kancelarja gjermane Angela Merkel pezulloi eksportin e armëve në Arabinë Saudite.

Në muajin shtator të këtij viti gazeta turke 'Daily Sabah' publikoi transkripte të bisedës mes anëtarëve të skuadrës saudite që ekzekutoi gazetarin Jamal al Khashoggi brenda ambienteve të konsullatës dhe të bisedës mes këtij të fundit dhe ekzekutorëve pak përpara se të vdiste. 

Në transkriptimin e plotë të regjistrimeve u zbulua se Maher Abdulaziz Mutreb dhe  doktori Salah Muhamed Al-Tubaigy ishin personat që shpërfytyruan për rreth 30 minuta trupin e gazetarit Jamal Khashoggi, eshtrat e të cilit nuk u gjetën kurrë.

Mendohet se pjesët e trupit të Khashoggi u futën në valixhe dhe u larguan nga ambasada.

Sidoqoftë, vëzhguesit ndërkombëtarë dhe kritikët e regjimit besojnë se Princi i Kurorës Mohamed bin Salman, sundimtari de-fakto i Arabisë Saudite, është urdhëruesi i krimit.

 Jamal Khashoggi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale