Shqetësohen për armatime ndërkohë nuk kanë një plan konkret për paqen. Kjo ishte këshilla e kryeministrit Edi Rama, apo një ndryshim që ai do të bënte në BE në këtë kohë, thënë kjo gjatë bisedimeve në Arabinë Saudite, në panelin e edicionit të 9-të të Future Investment Initiative.
Rama shfaq si shqetësim të madh nxitimin e çdo dite për të gjitha vendet e Evropës për tu armatosur e për të vendosur gjithmonë e më shumë kapital për të prodhuar armë. Me humor ai e përmbyll këtë fjalë të tij, duke thënë se në kohën kur e dreqosin, barrën e kanë vetë, e kur kanë sukses, dhe ne jemi pjesë.
"Sinqerisht unë besoj që ka diçka thellësisht të gabuar në faktin që ka një nxitim të përditshëm për tu riarmatosur për të menduar dhe për të folur e për të punuar për më shumë armë. Ndërkohë që nuk ka një plan paqeje që do të mund të shihje, ta lexoje dhe të mendoje për të. Ka ngecur në një pozicion që përqendrohet vetëm te armatimi.
Se cfarë duhet të bëjë ose jo, nuk ka lidhje me mua dhe Shqipërinë, dhe në fakt është gjë e mirë se në një moment kur e dreqosin e kanë vetë barrën, ndërkohë kur kanë sukses mund të themi që jemi dhe ne pjesë”, tha Rama.
Lidhur me investimet në vend, Rama tha se të paktën sot Perëndimi është i mbizotëruar nga inercia si dhe fakti i të qenurit i mërzitur me atë çfarë është trashëguar. Ndryshe kjo nga vendet e tjera, të cilët ndodhen në vorbullën e imagjinatës, me dëshirë për investime të reja e për kapërcime galopante.
Rama merr si shembull Arabinë Saudite, një vend që nga shkretëtirë u transformua një një qendër model të arkitekturës bashkëkohore.
"Unë besoj nëse sot Mbretëria Saudite është një model, lidhet shumë me vizionin pjesë e të cilit është bukuria, transforimi që është fizik, është i prekshëm dhe të tregon që gjithçka është e mundur. Synimi për ta transformuar këtë shkretitë në Firence 2.0, është saktësisht vizioni. Ajo që po përjetojmë sot në perëndim ,është inercia. Ajo me të cili ndeshemi në pjesën e gjirit dhe një pjesë të tjera të botës, është imagjinata. Imagjinata ushqehet nga inovacioni, nga nevoja për tu ngjitur më lart, për të bërë kapërcime.
kemi marrë të mirëqena ato që kemi. Tashmë jemi tek inercia e mërzitshme. Ja përse këtu ka një ndjesi që jeta ime po ecën mirë, po jo vendi im. Në ato vende që janë parë për një kohë të gjatë qe gjërat kanë shkuar mirë, po përballen me mërzisë e inercisë”, tha Rama.
Të mundësojë një raport paqeje. Kjo është ajo çfarë kryeministri Edi Rama do të bënte për Evropën, apo të paktën këshillon.
Rama shfaq si shqetësim të madh nxitimin e çdo dite për të gjitha vendet e Evropës për tu armatosur e për të vendosur gjithmonë e më shumë kapital për të prodhuar armë. Dhe e gjitha kjo thotë Rama, po ndodh dhe shqetësuese është fakti se nuk ka një plan për ruajtjen e paqes në dispozicion.
“Sinqerisht unë besoj që ka diçka thellësisht të gabuar në faktin që ka një nxitim të përditshëm për tu riarmatosur për të menduar dhe për të folur e për të punuar për më shumë armë. Ndërkohë që nuk ka një plan paqeje që do të mund të shihje, ta lexoje dhe të mendoje për të. Një Evropë që nuk ka planin e saj të paqes, një Evropë e cila për vite me radhe e vuri në autopilotin e SHBA-ve dhe kur gjërat atje ndryshuan, nisi të rizbulonte fjalën armëpushim që ishte hequr nga fjalori i të gjithëve.
Ka ngecur në një pozicion që përqendrohet vetëm te armatimi. Dhe të mendosh jo për bisedim dhe për paqen është shqetësuese. Jam udhëheqësi me jetëgjatë mes atyre evropianë, por nuk më takon të jap leksione, por si një evropian i palëkundur ndihem shumë i shqetësuar dhe i trazuar nga fakti që fjala bërthamore është shndërruar në diçka normale në fjalor, ndërkohë që vetëm disa vite më parë, fjala nuk përdorej nga askush. Kërcënimi i nënkuptuar apo i hapur në medias sociale, i forcave të mëdha përsëritur me raketat bërthamore në kurriz është çmenduri. Kur sheh të gjithë këtë, e kupton.
Se cfarë duhet të bëjë ose jo, nuk ka lidhje me mua dhe Shqipërinë, dhe në fakt është gjë e mirë se në një moment kur e dreqosin e kanë vetë barrën, ndërkohë kur kanë sukses mund të themi që jemi dhe ne pjesë”, tha Rama.
Komente











Foli ky derdimeni jone e paska ndrit si gjithmone
Përgjigju