Mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj, po vazhdon të bëhet një nga figurat kryesore te Al Ittihad në Arabinë Saudite. Pas asistit në Kupën e Arabisë Saudite kundër Al Nassr, Mitaj ka shënuar edhe golin e tij të parë në kampionatin vendas për këtë sezon.
Në minutën e 96-të të një ndeshjeje dramatike kundër Al Khaleej, Mitaj u tregua i saktë dhe i guximshëm, duke ngushtuar diferencën në 4-3 për Al Ittihad, pas një situate të tensionuar në zonën kundërshtare. Dy minuta më vonë, skuadra arriti të barazojë rezultatin, duke marrë një pikë të çmuar.
Ky ishte goli i parë i sezonit për Mitajn, që po konfirmohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe me ndikim te skuadra ku luan edhe Benzema.
Komente








