Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit në Arabinë Saudite, Ibrahim Alkassim tregon ambicien e vendit të tij për të pasur Messin dhe Ronaldon së bashku në një ligë. Pas afrimit të CR7 te Al Nassr, dëshira e futbolldashëve në Arabinë Saudite është pasja edhe e Messit në Superligën e këtij vendi. Për SkySport, Alkassim tregon se duan të ngrenë nivelin e futbollit të tyre duke pasur pjesë edhe Messin.
"Për momentin nuk di asgjë për një ardhje të mundshme të Messit. Por nuk e fsheh, si Federatë Futbolli do të donim ta kishim një ditë në kampionatin tonë. Ideja jonë është të përmirësohemi gjithmonë dhe padyshim që do të dëshiroja të shihja Cristiano Ronaldon dhe Messin ende në të njëjtin turne. Por për momentin ne nuk dimë asgjë", tha Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Ibrahim Alkassim.
Kujtojmë se Arabia Saudite ka dëshirë të organizojë Kupën e Botës në 2030 së bashku me Egjiptin dhe Greqinë, teksa hapja në sytë e botës kërkohet mes sportit dhe konkretisht futbollit.