Arabia Sauditë pritet të tejkalojë së shpejti numrin rekord që mban për ekzekutimin e personave në një vit.
 
Monitoruesi i të Drejtave të Njeriut, kërkuesi Adam Coogle, që e monitoron shtetin islamik në këtë aspekt, i tha mediave ndërkombëtare se 87 persona janë ekzekutuar nga shteti egërsisht, vetëm brënda brënda pesë muajve të këtij viti.

Ndërsa vetëm brënda vitit 2014 u ekzekutuan 90 persona.
 
Ana më e errët e ketyre ekzekutimeve është së personave të dënuar me vdekje nuk u jepet e drejta për gjyqe transparente nga ana e shtetit.
 
Mes të vrarëve numërohen edhe shtetas të huaj, disa prej të cilëve të arrestuar për kontrabandim droge.
 
Me këtë akuzë, kontrabandimin e drogës, u justifikua vrasja e plot 39 personave në 2015 nga shteti.
 
Ndërsa metoda e ekzekutimit, tipike për Arabinë Saudite, mbete prerja e kokës në publik.
arabia
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)