Arabia Saudite nëpërmjet Fondit të Investimeve Publike, i lidhur direkt me shtetin arab është duke menduar për të blerë dy klubet legjendare të Premier League, Chelsea dhe Liverpool.
“The Independent” raporton se synimet e radhës për Arabinë Saudite janë Chelsea dhe Liverpool, pa harruar edhe një opsion të përmendur prej kohësh, Barcelona.
Problemet financiare të Barcelonës shihen si mundësi për t’i hequr pavarësinë aktuale klubit katalanas. Drejtuesit do të kenë nevojë për të ardhura shtesë dhe Arabia Saudite i ka.
Liverpool ka qenë në pronësi të Fenway Sports Group (FSG) që nga viti 2010, por gjasat janë që drejtuesit ta konsiderojnë ofertën arabe.
Kjo situatë vjen në një kohë kur Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite bleu në tetor të 2021 skuadrën e Newcastle. Veç tyre edhe emrat e klubeve të njohura si Manchester City apo edhe PSG janë në pronësinë e biznesmenëve nga Arabia Saudite.