Liga e Konferencës ka zhvilluar ndeshjet e pesta në grup. Pas fitores së fundit në Kazakistan, Chelsea zyrtarisht kalon në fazën e 1/8. Ndjekin Vitoria Guimaraes dhe Fiorentina me Legian e Varshavës.

Në Kazakistan vendasit e Astanas humbën 1-3 nga Chelsea mes ngricës. Ndeshje e mirë për Blutë e Marescas që shohin të kalojnë më tej në 1/8 duke qenë në krye të renditjes. Golat për londinezët u shënuan nga Marc Guiu (dopietë) dhe Veiga.

Te suksesi doli edhe Vitoria Guimaraes që mposhti 1-4 St. Gallen në Zvicër dhe sheh vendin e dytë në renditje. Tri pikë edhe për Fiorentinën, aty ku ekipi nga Firenze nuk u kursye dhe i shënoi 7 gola LASK Linz.

Befasi në Varshavë, me Luganon që përmbysi 1-2 Legian.

Rezultatet:

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?