BRUKSEL- Një personazh krejt ndryshe nga çfarë më ishte servirur. I qetë, elokuent, me një shikim të mprehtë pas syzeve optike. Takohemi në banesën e tij, në një prej lagjeve të Brukselit. Sapo hyjmë, bie menjëherë në sy ambienti i stërmbushur me libra në gjuhë të ndryshme. Bashkëshortja e Arapit, pas prezantimit, tërhiqet me finesë, duke na krijuar ambientin e nevojshëm për bashkëbisedim të lirë.
Në këtë intervistë ekskluzive për Shqiptarja.com, Altin Arapi, i akuzuar si një nga anëtarët e organizatës së ashtuquajtur “Hakmarrja për Drejtësi”, rrëfehet mbi vendimin e fundit të Gjykatës së Strasburgut dhe hedh dritë mbi disa fakte të panjohura deri tani.
/Shqiptarja.com