Pagëzimi mes arbëreshëve, si ritual i hyrjes zyrtare në komunitetin kristian, ka një domethënie dhe mënyrë zhvillimi komplet tjetër. Bie në sy, sidomos, në të tilla raste figura sugjestionuese, në veshje madhështore greko-bizantine e priftit përballë ikonostasit.
Ndërsa korri i kishës këndon, prifti pasi ka njohur prindërit dhe të gjithë të afërmit me liturgjinë bizantine, nis pagëzimin me ujë dhe vaj. Kjo fazë rituale shoqërohet nga prifti me tre shenja të kryqit mbi “Kolinvithra”.
Prifti fton dëshmitarët që të afrojnë fëmijën (famulli, nëse është mashkull; famulla, nëse është vajzë) pa veshje në trup, me qëllim që të zhytet tre herë në ujin e pastrimit nga mëkati origjinal. “Kolinvithra” është, zakonisht, një vaskë e madhe bakri e punuar artistikisht.
Pas ceremonisë fetare vazhdohet me shkëmbimin e dhuratave nga dëshmitarët që hyjnë në këtë mënyrë dhe bëhen pjesë e familjes ose e atij rrjeti shoqëror solidariteti. Ky ritual po përhapet në shumë komunitete të Italisë, sidomos në qytetet e mëdha ku jetojnë grupe jo të vogla emigrantësh nga Arbëria.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com