Arbana Osmani është e martuar prej 16 vitesh e partnerin e saj Ardit Keron, i cili është me profesion financier, por mesa duket kësaj martese po i vjen fundi. Moderatorja shqiptare ka qenë gjithmonë e rezervuar në lidhje me partnerin e saj, madje edhe fotot që ka me të janë shumë të pakta.

Burime për icontyle.al, shprehen se dyshja po shkojnë drejt ndarjes dhe madje Arbana për momentin po jeton vetëm e të birin Jonin.

Për më tepër, nëse e keni vënë re, moderatorja nuk e mban më unazën në dorën e saj të majtë, ku ja shikonim gjithmonë. Tashmë gishti i saj i unazës është bosh. Megjithatë vetë Osmani s’ka konfirmuar asgjë.

Arbana dhe djali i saj Joni