Në fotot që ka ndarë ajo që ka bërë më shumë përshtpyje ka qenë ndalesa që prezantuesja e njohur ka bërë tek një produkt tradicional shumë i veçantë. Pikërisht një lloj guri çudibërës nga majat Kilimanxharo që e hanë gratë shtatzënë në mënyrë që foshnjës t’i forcohen kockat. Kjo ka bërë që jo vetëm ne por edhe ndjekësit e saj të mendojnë se ndoshta Arbana po planifikon të bëhet nënë. Nuk e dimë nëse ajo i ka blerë këta gurë apo jo!
(Fotot e publikuara ne Instagram nga Arbana Osmani)
Osmani në një emision kuzhine
Së shpejti ajo do të botojë librin e saj të recetave, por duket se pasionin për gatimin Arbana tani do ta ndajë edhe nëpërmjet ekranit të televizionit. Së shpejti do të nisë në Top-Channel emisioni më i ri "Master Chef Albania", ku Arbana Osmani mësohet se do të jetë prezantuese.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)