Arbana Xharra rrëfen për herë të
parë per sulmin barbar ndaj saj

Arbana Xharra rrëfen për herë të<br />parë per sulmin barbar ndaj saj
Anëtarja e re e PDK’së,  gazetarja Arbana Xharra flet për herë të parë pas aderimit të saj në PDK, e sidmos pas sulmit barbar, ku Xharra ra viktimë.

Ajo tregoi se si ndodhi e gjithë ngjarja kur ajo u kthye në Prishtinë. Xharra tha se ishin dy persona, ata tentuan ta ndalin por nuk tentuan ta dhunojnë.

”Në ora 1 e 5 jam kthyer në Prishtinë, shumë lirshëm jam nis shkallëve, jam kthyer te vetura ime. Thash ti marrë gjërat dhe ta dorëzoj nesër veturën. Unë me dritë të telefonit e kam hap veturën, për një moment jam tërheq prej flokëve prapa, komplet panika ka qenë të frymarrja. Kam bërë përpjekje të lirohem. Dy persona më kanë tërheq njëri më ka mbyll gojën tjetri më ka tërheq. Pjesë pjesë më kujtohen. Me kokë jam përplas për muri, aty kam hup vetëdijën.Aty është fol diçka, janë ndij shumë parë këmbë,” u shpreh Arbana gjatë një emisioni.

‘Lëndimet i kam prej gjunjëve e poshtë. Nuk është tentu të zhvishem, është tentu të ndalem mos të bërtas. Në ato momente, 1 milonë gjana më kanë ardh në mend,’ tha ajo.

Arbana dyshon se dikush ka përcjell atë deri atje, dhe ka qenë diçka e organizuar.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani