Arben Frroku: 17 muaj më mbani padrejtësisht në burg

Procesi gjyqësor ndaj biznesmenit të pandehur Arben Frroku, të dyshuar për vrasjen e kryepolicit Dritan Lamaj, është zhvilluar këtë të mërkurë sërish midis replikave, ku vetë Frroku ka kërkuar nga Prokuroria sjelljen sa më parë të dëshmitarit bashkëpunëtor me drejtësinë Arben Ndoka.
 
Në seancë janë shfaqur dhe një sërë pamjesh filmike për itinerarin e Frrokut ditën e ngjarjes, ku ky i fundit pretendon se ka qenë duke udhëtuar drejt Greqisë në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
 
Ndërsa pas pretendimeve të palës së pandehur, organi i akuzës mori përsipër që në seancën e radhës të sjellë para gjykatës dëshmitarin e mbrojtur Ndoka.
 
Lamaj u ekzekutua shkurtin e një viti më parë teksa parkonte automjetin e tij pranë banesës në rrugën “Ibrahim Dervishi” në kryeqytet.
 
Për ngjarjen pas hekurave ndodhet vetëm Arben Frroku, ndërsa hetimet për organin e akuzës kanë dhënë prova të mjaftueshme për përfshirjen e Frrokut në ngjarje, paçka se nga ky i fundit mohohet kjo gjë.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim