OFL u kërkon të justifikojnë pasurinë Arben Frrokut, Jasin Avdylit dhe Durim Keçit

TIRANË - Arben Frroku, Jasin Kala (Avdyli) dhe Durim Keçi duhet të deklarojnë pasurinë dhe të dorëzojnë formularin pranë Operacionit "Forca e Ligjit", që në kuadër të aktit normativ Anti KÇK, ka vënë në sitë pasurinë e tyre duke ngritur dyshime se nuk rrjedh nga burime të ligjshme. 

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e OFL-së, tha se Jasin Kala, banues në Shijak, është i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Arben Frroku, banues në Tiranë, është i dënuar për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" dhe Armëmbajtja pa leje”. Durim Keci, banues në Shijak, rezulton i dënuar në Itali për veprat penale “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Krime me armë kundër personit”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit".

Ata duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. 

"OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020", tha zëdhënësja.

Durim Keçi është një emër i njohur edhe për autoritetet shqiptare, ndërsa në vitin 2018 ai u përfol gjerësisht nga politika, kohë kur edhe u lirua nga burgu. Durim Keçi u kap në Durrës në Tetor të 2017-ës me qëllim ekstradimin drejt Italisë, por më pas fitoi lirinë me vendim gjykate. Pas kësaj, kreu i PD Lulzim Basha duke publikuar disa foto të tij me deputetë socialistë, hodhi akuza se mazhoranca mbante afër kriminelët, ndërsa nga ana tjetër kryeministri Edi Rama publikoi foto të Durim Keçit që shfaqej te çadra e protestës së demokratëve.

Durim Keci me ministrin Klosi dhe tek çadra e PD

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:47
Kush është Jasin Avdyli që duhet të justifikojë pasurinë, pjesë e dosjes 339

Jasin Avdyli me pseudonimin“Cine” është pjesë e grupit të arrestuarve në kuadër të operacionit "Volvo 4". Aktualisht hetimet për këtë grup me 19 të pandehur, janë mbyllur për dosjen me nr.339, ku në akuzë janë edhe vëllezërit nga Shijaku Astrit dhe Altin Avdyli. Ata akuzohen për trafik droge, grup të strukturuar kriminal, pastrim parash, etj.  Grupi u kap për trafikimin e gati 200 kg lëndë narkotike heroinë dhe një sasie të konsiderueshme hashashi, por nga këto përgjime lindi edhe një tjetër dosje, për dyshime të shit-blerjes së votave në zgjedhjet për bashkinë e Durrësit.

Ora 12:20
Arben Frroku i dënuar përjetë për vrasjen e kryekomisarit Lamaj, si u arratis nga Shqipëria drejt Holandës

Arben Frroku, të cilit OFL i kërkoi të justifikojë pasurinë, aktualisht ndodhet në qeli në Holandë. Ai rezulton i dënuar në Shqipëri, nga Gjykata e Apelit me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në shkurt të vitit 2013 në Tiranë.

Holanda e ka refuzuar ekstradimin e tij në Shqipëri, duke i dhënë të drejtë Arben Frroku, i cili pretendon se në procesin gjyqësor kundër tij është përfshirë edhe politika, ndërkohë që në vendin tonë i rrezikohet jeta. Arben Frroku ka pretenduar se është dënuar për një krim të cilin nuke ka kryer.

Por si përfundoi Arben Frroku larg duarve të drejtësisë shqiptare?

Ai mori fillimisht pafajësi për vrasjen e Dritan Lamaj në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Por teksa vendimi u apelua nga prokuroria, Arben Frroku u largua nga Shqipëria nëpërmjet Malit të Zi.

Apeli i Krimeve të Rënda e dënoi Arben Frrokut me burgim të përjetshëm duke e ribërë sërish njeriun më të kërkuar për vrasjen e kryepolicit. Prej atij momenti Arben Frroku qëndroi jashtë vendit deri sa u arrestua në Holandë me dokumente false greke

Rekursi i Arben Frrokut në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese nuk u pranua duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë. Aktualisht këtë dënim Arben Frroku e ka ankimuar në Gjykatën e Strasburgut.

Kërkesa për ekstradim ishte e dyta ndaj Frrokut ku më parë u miratua ajo drejtuar Greqisë ndërsa kërkesa drejtuar Holandës nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, u refuzua.

Arben Frroku u bë i njohur edhe për foton me ish-zyrtarët e policisë njohur si tavolina “çiftelia” ku në të bënin pjesë asokohe ish drejtuesit e lartë të policisë së shtetit ndërsa pak javë më vonë Frroku do të prangosej për akuzën e rëndë të vrasjes e Lamajt.

Po ashtu, Arben Frroku është vëllai i ish-deputetit, Mark Frroku, i liruar nga burgu në maj të vitit 2018 i dënuar për fshehje pasurie, pastrim parash dhe ndërtim pa leje. Mark Frroku u akuzua edhe për një vrasje në Belgjikë, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1999, por akuzat për këtë krim ranë për mungesë provash, ndërsa ish-deputeti deklaroi disa herë me radhë se ai nuk kishte gisht në këtë ngjarje.

Arben Frroku ndodhet në qeli në Holandë pas refuzimit të ekstradimit në Shqipëri, ku dënimi përjetë i dhënë nga Apeli në vendin tonë, do të konvertohet në burg sipas ligjit të tyre.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 27/02/2020 17:34

    Nga viti 2015 e ketej gjithe emerimet ne oshe shijak jabe bere nga D keci kundrejt nje shume 3_5 mije euro dhe ka arritur qe brenda nje dite te emrohen ne nje zyre 4 vajza qe nuk kishte asnje kerkese apo nevoje pune nga oshe por vetem per shkak te gjobes qe paguanin te emeruarit, kane arritur te emerojne dhe nje rrobaqepes per drejtor oshe ose njerez nga rruga .

    Përgjigju
    • Noi: 27/02/2020 19:15

      Bente d keci emerime para avdylve??

  • Murat Shtaga: 27/02/2020 15:24

    Po Mark Frokut? Apo ai esht zi me vllain. Shtet Vk.

    Përgjigju
  • Qorrat e totove: 27/02/2020 13:38

    Po ne Vlore kur do vini?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja