TIRANE- Arben Frroku i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj doli sot paradite në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t'i komunikuar masën e arrestit me burg, si dhe për të dëgjuar pretendimet e të dyshuarit për ngjarjen.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, të pranishëm ishin vetëm familjarët ndërsa nuk janë lejuar gazetarët e kameramanët.
Avokati kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, pasi pretendonte se prokuroria nuk ka prova se Frroku është përfshirë në vrasjen e Dritan Lamajt.
Ndërkohë që prokuroria tha se ka prova të mjaftueshme për përfshirjen e tij në vrasjen e Dritan Lamajt.
Frroku ka hyrë në gjykatën e Krimeve të Rënda përmes tunelit i cili lidh këtë gjykatë me ambientet e burgut 313.
Avokati ishte Tonin Prendi, ndërsa vendimi u mor nga gjyqtarja Etleva Deda.
FRROKU MOHON AKUZAT
Shqiptarja.com shkruante sot në mëngjes se Arben Frroku ka mohuar akuzën e vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj dhe nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të oficerit të Prokurorisë për Krime të Rënda për ngjarjen e 24 shkurtit të 2013-s.
Në prani të avokatit Tonin Prendi, oficeri Ibrahim Hoxha, brenda ambienteve të paraburgimit “Mine Peza”, i ka komunikuar akuzën e “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” në bashkëpunim të te pandehurit Arben Frroku.
Ky i fundit, mohoi akuzën, duke pretenduar, se nuk ka lidhje me ngjarjen e vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj. Ndërsa pyetjeve të oficerit në lidhje me vendndodhjen e tij në momentin e vrasjes apo edhe për konfliktin me kryekomisarin Lamaj, i pandehuri Frroku refuzoi t’i përgjigjet ,duke u shprehur se do të flase para Gjykatës për Krime të Rënda.
Në seancë Frroku mësohet se ka thënë se në momentin e krimit ai nuk kishte qenë pranë vendit ku kishte ndodhur vrasja.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Drejt Kuvendit i akuzuari Arben Frroku/