TIRANË - Arben Frroku duhet të rikthehet në burg dhe të vuajë dënimin e përjetshëm për akuzën e vrasjes së kryekomisarit të Kombinatit Dritan Lamajt në shkrut të 2013-ës. Ishte ky vendimi i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda dhënë tre muaj pasi biznesmeni Frrok fitoi pafajësinë në Shkallën e Parë nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Drtian Hallunaj.
Arben Frroku nuk ishte i pranishëm në këtë seancë, ndërsa prej më shumë se 1 jave ai është larguar nga Shqipëria dhe ende nuk dihet vendi ku ai qëndron. Me këtë vendim të shkallës së dytë të drejtësisë i cili ende nuk është i formës së prerë përsa kohë avokatët paralajmëruan ankimimin në Gjykatën e Lartë, Frroku rezulton i shpallur në kërkim. Avokati i tij tha se nuk e di vendndodhjen aktuale të biznesmenit Frroku, por se para dy javësh ka qenë jashtë shtetit. Në fakt A1 Report mësoi 1 javë më parë, se Arben Frroku ishte ndaluar për 5 orë në kufirin Mal i Zi-Kroaci. Pas verifikimeve nëse Frroku ishte apo jo në kërkim, autoritetet kufitare e lanë të lirë për të udhëtuar për në Kroaci. Nga ky moment nuk dihet gjë për vendndodhjen e Frrokut dhe nëse biznesmeni i dënuar nga Apeli për vrasjen e Lamajt do t’i dorëzohet drejtësisë apo jo.
Avokati i Frrokut tha menjëherë pas seancës se këtij vendimi do t’i bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë. Në një deklaratë për mediat Genci Gjokutaj tha se gjykata ndodhet nën trysninë politike dhe se më vendimin për të dënuar përjetë Frrokun janë shkelur procedurat.
“Është një vendim nën presion, ka kohë që drejtësia është nën presion. Megjithatë ne do ndjekim rrugën ligjore pasi nuk kemi shteg tjetër për të kundërshtuar. Sot gjykata ka dhënë vendim në kundërshtim me të gjitha aktet që përmban në dosje. Problemi është kur nuk gjykon gjykata është një nga ato raste kur shoqëria duhet të ndalet pasi tani ka mbetur të merret fashikulli i gjykimit të bëhet publik, të bëhet njohuri popullor. Këtu flitet për gjykata nën presion, ka një trysni nga politika. Dekriminalizimi, një qellim i tillë nuk mund të arrihet pa respektuar procedurat siç janë, me instrumente politik të ndërhysh në drejtësi është një eksperiment i vështirë dhe i pamundur. Ne do të bëjmë rekursin në Gjykatë të Lartë”,- u shpreh avokati Gjokutaj.
/Shqiptarja.com

VIDEO